E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Premtimet e Ramës, alla Papandreu, zhyt vendin në krizë

Kreu i qeverisë sulmon sërish pasardhësin e tij për premtimet e bëra gjatë fushatës

ministratEdhe në mbledhjen e fundit që qeverisë, kryeministri Berisha nuk i ka kursyer akuzat për premtimet e bëra nga Edi Rama. Berisha i cilësoi premtimet e Ramës si ato të Papandreut në Greqi, i cili sipas Berishës e zhyti vendin në një krizë të thellë ekonomike.

Akuzat

Duke ju drejtuar qytetarëve, kryeministri në largim tha se demokratët nuk mund tu premtonin atyre ato gjëra që Rama premtoi në fushatë. Sipas Berishës premtimet e Ramës do ti sjellin vendit shumë probleme. Ne nuk mund të premtonim kurrë ato që premtoi piktori, premtime alla Papandreu, i cili u thoshte grekëve se paratë janë këtu, por nuk jemi ne dhe tani ia ka mbathur, nuk dihet se ku është. E rrokullisi vendin në krizën më të thellë. Të dashur qytetarë, me premtime të tilla Shqipëria dhe ju personalisht do të keni probleme shumë serioze. Ne do të bëjmë gjithçka për të bërë avokatinë tuaj. Tu thuash shqiptarëve se do bëj shëndetësinë falas, pa kontribute; legalizime falas, pa tarifa; tu premtosh të përndjekurve politikë se në dy vite do të dëmshpërblesh të gjithë faturën me 25 euro ditën; tu premtosh shqiptarëve se për 95 përqind prej tyre do të ulë çmimet, janë premtime të ëmbla, por janë premtime që nuk po e dëgjoni më ti shqipëroi, u shpreh Berisha. Por nga ana tjetër, kreu aktual i qeverisë tha se opozita e re do jetë e gatshme në cdo kohë për të mbrojt interesin e qytetarëve. Ne qëndrojmë garantët tuaj, të mbrojtjes së dinjitetit tuaj dhe këtë do ta bëjmë me vendosmërinë më të madhe, siguroi Berisha.

Falenderimi

Berisha nuk la pa falenderuar edhe ministrat e qeverisë si dhe punonjësit e administratës. Unë do të shpreh një mirënjohje të thellë për ju zotërinj ministra, për stafin tim të Këshillit të Ministrave, për stafet tuaja, administratën që në tetë vite janë bashkautor të këtyre akteve madhore që kanë ndryshuar historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë. U shpreh mirënjohje të gjithë punonjësve të administratës, të cilët janë arkitektë në projektimin dhe zbatimin e këtyre projekteve. Gjithçka që mund të thuhet mund të përmblidhet më një fjalë i shërbyem, kombit tonë, deklaroi kryeministri në detyrë, Sali Berisha.

 

Berisha: Janë zhvilluar 425 mbledhje qeverie, janë miratuar 7255 ligje

 Nën drejtimin e kryeministrit Berisha në këto tetë vite janë zhvilluar 425 mbledhje ku janë miratuar 7255 ligje. Nga këto, 5960 janë vendime qeverie , 1292 ligje dhe 47 akte normative. Kjo është mbledhja e 425 në tetë vite, në të cilat janë miratuar 7255 ligje dhe vendime, nga këto 5960 vendime, 1292 ligje, 47 akte normative, të cilat kanë përbërë infrastrukturën ligjore të të gjitha reformave në të gjitha fushat. Kanë përbërë infrastrukturën ligjore të të gjitha marrëdhënieve bilaterale dhe multi-bilaterale të Shqipërisë me vendet partnere mike dhe institucionet ndërkombëtare. Në këto 7255 akte ligjore dhe nënligjore, dhjetëra mijëra faqesh është shkrirë mundi, djersa, përkushtimi profesionalizmi, pasioni, i punonjësve të administratës shqiptare, por dhe specialistëve të huaj, është shkrirë mundi dhe djersa e punonjësve të institucioneve të këtij shteti. Kurrë ndonjëherë në historinë e vendit në tetë vite, nuk është ndërtuar, konsoliduar një infrastrukturë e tillë ligjore e reformave, e bashkëpunimit, e angazhimit të Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›