E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi i Berishës: Bjeshkët e Namuna të quhet Bjeshkët e Bekuara

propozimiNë mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Berisha propozoi ndryshimin e emrit të Bjeshkëve të Namuna. Sipas Berishës emri i tyre mund të ndryshohet nga Bjeshkët e Namuna në Bjeshkët e Bekuara. Një vendim për Bjeshkët e Namuna, të cilat do të quhen Bjeshkët e Bekuara. Me këtë rast doja tu jepja një këshillë të gjithë komuniteteve që aty ku ka emra që nuk janë eufonikë, por janë le të themi kakofonikë, bashkërisht mund të vendosim për të përshtatur një emër që atyre u shkon më shumë dhe e gjykojnë më të këndshëm. Natyrisht, këtu e kemi edhe një problem me disa atavizma të lënë nga pushtuesit, por ky është një problem më i gjatë. Edhe për këtë duhet të ketë një angazhim dhe të gjuhëtarëve dhe historianëve, sepse nuk ka ndonjë të keqe. Ne kemi një trashëgimi të shkëlqyer, sidomos në dy zona ku ruhet etnosi i kombit, në Dukagjin dhe në Mokër. Po të shkoni aty i keni safi shqiptare të gjitha emërtimet dhe të gjitha toponimet. Por ajo që desha të theksoj unë ka të bëjë me shumë me eufoninë. Bjeshkët e Namuna nuk do të thotë se janë me nam, se kështu më tha një mik në Facebook. Ato nuk e kanë nga nami, por e kanë të namuna. Ato janë një mrekulli natyrës, janë magjepsëse, janë të mrekullueshme. Ftoj me këtë rast edhe qeverinë e Malit të Zi edhe qeverinë e Kosovës që të marrin të njëjtat vendime. Sa më shumë shqiptarë të shkojnë atje, aq më të bekuara do të quhen, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›