Berisha: Premtimet elektorale do ti kthejmë në ligje
Ai deklaroi para anëtarëve të kabinetit se do të shihet skema për daljen në pension të minatorëve.
Gjatë mbledhjes, Kryeministri Berisha informoi se "kjo shndërron në realitet një premtim të Qeverisë ndaj minatorëve, të cilët tashmë nuk do të dalin më 65 vjeç në pension, por do të dalin kur të mbushin 60 vjeç".
Gjithashtu, Kreu i Qeverisë informoi se Ministria e Financave ka marrë udhëzimin që të paraqesë skemën e rritjes së pensioneve të minatorëve.
Berisha gjithashtu nuk la pa përmendur premtimet e tjera që planifikohet të kthehen në ligje sikundërse janë “vendosja e një Task Force për firmat që do të ndërtojnë rrugët, përdorimi i letrave me vlerë për legalizimet, rritja e taksave për lojërat e fatit apo rimbursimi i TVSH-së”.