E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Hapim kutitë e Fierit nëse PS ankimon rezultatin

"Ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet ankimimit. Ne nuk vendosëm të mos i numërojmë kutitë, por thjesht vendosëm të miratojmë tabelën përmbledhëse të KZAZ-ve. Është e mundur hapja e kutive të votimit dhe numërimi, por gjithnjë nëse ankimohet nga partitë", sqaroi Ristani.

Sipas tij, nga vendimmarrja e djeshme e KQZ-së, partitë politike të interesuara kanë të drejtë që brenda 3 ditësh të ankohen dhe të kenë mundësinë për hapjen e kutive. Situata e këtij qarku nuk është aspak e ngjashme me qarqet e tjera si Lezha, kjo sepse në këto zona nuk kishte fare vendim të KZAZ-së. "Unë jam i bindur në procedurën që ndoqëm edhe pse pati debate të mëdha. Në bazë të verifikimeve ne ndërtojme tabelën për qarkun. Në rastin konkret ka një vendimmarrje të KZAZ-së që vendosi ta miratojë tabelën përmbledhëse pa futur në numërim disa kuti", u shpreh kreu i KQZ-së. Në 4 KZAZ-të e pa numëruara në këtë qark, maxhorancën në tre prej tyre e ka PD dhe në 1 e ka PS.

Kreu i KQZ-së, pavarësisht debateve të fundit në Komision mes anëtarëve, u shpreh se procesi zgjedhor i 28 qershorit ishte më i miri i zhvilluar deri më sot.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›