E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Premtimet po bëhen realitet

Kryeministri Berisha inauguroi sot nisjen e punimeve në lotin e parë, për rikonstruksionin e rrugës Qafë Thanë - Lin - Pogradec, investim i buxhetit të shtetit me vlerë mbi 2 miliard lekë. Rruga, me gjatësi 22 kilometra, do të ketë të gjitha elementet e një rruge të standardeve europiane, me ndriçim dhe trotuare, gjatë gjithë vijës së liqenit.
Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që fillimi i punimeve përmbush edhe një prej premtimeve të rëndësishme elektorale, rikonstruksionin e rrugës Qafë Thanë - Lin dhe ndërtimin nga Lini në Tushemisht të bulevardit më të gjatë të Shqipërisë.
"Ky është një investim prej mbi 2 miliard lekë, me të cilin ne do të bëjmë që bregu i liqenit të Ohrit të llamburitë nga Lini në Tushemisht dhe të ketë një nga bulevardet më të bukura, jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e më gjerë dhe t'i japë ndërtimit të bregut të liqenit bukurinë që natyra i ka dhënë këtij liqeni të mahnitshëm," u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›