Vlorë, babë e bijë mbyten në det

Një tragjedi e rëndë është shënuar paraditen e sotme në ujërat e detit Jon. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Pishporos ku babë e bijë janë mbytur. Mësohet se të mbyturit janë Kudret Çepele 42 vjeç dhe E.Çepele 15 vjeçe. Sipas informacioneve 42-vjeçari është zhytyr për të shpëtuar dy fëmijët të cilët po kërkonim ndihmë por nuk ka mundur të shpëtojë vetëm të birin duke mos dalë dot nga deti edhe vetë. Polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen në det të dy trupave të pajetë.