E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Preokupimet e piktorit, shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste!

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, me anë të një postimi të tij në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, ka reaguar për mosmbajtjen e premtimeve nga ana e kryesocialistit dhe kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama.

Jo mbajtja e premtimeve por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste janë preokupimet më madhore të Piktorit!

Piktori dështak mbylli sot konferencën ku pqrveç arkitektqve tq miliarderqve tq PS-së, morqn pjesq arkitektqt e studios sq 35 katsheve te liqeni, për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arktitektët e shndërrimit të sheshit Skënderbej në piramidë. Nga punimet e saj del se konferenca pati si qëllime:

1- Liçencën e Piktorit për shtrirjen e 20 % në tërë territorin e vendit duke u marrë, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore për tërë territorin.

2- Mbrojtja e trashëgimisë së Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, Hitlerit të shqiptarëve, ishte qëllimi tjetër madhor i takimit.

Konferenca mbështeti idenë e Piktorit që Piramida nga jashtë të shndërrohet në pistë rrëshqitjeje për fëmijët, gjithnjë nën tingujt e këngës “xhaxhi Enver e ke gojën me sheqer”. Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do shërbejnë si tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmenëve e drejtues të PS-së. Vila e diktatorit do ketë kujdestar të posaçëm, Koço Kokëdhimën! Sb, shkruan Berisha në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›