E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Privatizimi i “Albpetrol”, proces tërësisht transparent

15-09-2012 / Gazeta 55

Ambasadori Frank Wisner, kontribut në procesin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri Sali Berisha takoi dje diplomatin e shquar amerikan Frank Wisner.
Kryeministri i shprehu mirëseardhjen zotit Wisner dhe e falenderoi për kontributin e tij në procesin e pavarësisë së Kosovës. Kryeministri vlerësoi lart gjithashtu edhe rolin dhe kontributin e Presidentit Ahtisari duke theksuar se roli i tij do të zë një vend të veçantë në historinë e shqiptarëve.
Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si një moment me rëndësi të jashtëzakonshme heqjen e mbikëqyrjes mbi Pavarësinë e Kosovës të marrë pak ditë më parë. Në takim u vlerësua fakti se tashmë Kosova është një shtet i konsoliduar me institucione të cilat forcohen përditë. Kryeministri u shpreh se procesi i integrimit evropian të Kosovës do të jetë një shtysë e jashtëzakonshme për forcimin e saj si një shtet multi-etnik që garanton të drejtat e qytetarëve të saj.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën për zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura në kuadër të procesit të negociatave në Bruksel si një kusht për të vazhduar më tej në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri e njohu Wisner edhe me zhvillimet në Shqipëri duke u ndalur në një numër reformash ligjore, ekonomike, në shëndetësi, arsim etj si pjesë projektit të qeverisë shqiptare për një Shqipëri të zhvilluar dhe integrim në BE.
Kryeministri Berisha i shprehu Wisner vlerësimin për punën e bërë nga kompania Patton Boggs në procesin e përgatitjes së tenderit për privatizimin e Albpetrol-it dhe u shpreh se procesi i vlerësimit të ofertave do të jetë plotësisht transparent  dhe i bazuar në kriteret e përcaktuara.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›