E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Privatizimi i Albpetrol rrit eficencën

Duke e vlerësuar privatizimin e AlbPetrol, një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, me të cilin qeveria shqiptare synon të rrisë eficencën në maksimum të përdorimit të burimeve energjetike të vendit, kryeministri Berisha përcaktoi përshkallëzimin e mëtejshëm të privatizimit të plotë, si një prej qëllimeve kryesore i politikave ekonomike te kësaj mazhorance.

Kryeministri theksoi se është në interesin më të mirë të vendit menaxhimi sa më eficent i burimeve ekzistuese në fushën e hidrokarbureve, por edhe i kërkimit të burimeve te reja.

Duke theksuar se privatizimi është rruga më e sigurtë për të goditur korrupsionin, Kryeministri u shpreh se marrëveshja në fjalë  është një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme me të cilën  i jepet përgjigja më e mirë problemeve të hidrokarbureve. Kryeministri tha se opozita e kundërshtoi këtë marrëveshje, duke votuar në këtë mënyrë kundër një marrëveshjeje të firmosur nga vetë ata.

“Marrëveshja kryesore hidrokarbure dhe me  e fuqishme është firmosur nga qeveria socialiste dhe Bankers Petrolium, por pavarësisht se kanë 74 ministra dhe kryeministra në parlament dhe jashtë tij se kanë patur si parim që i fusnin në skuadër në qeveri dhe i nxirrnin, pavarësisht nga kjo, nuk duan tia dinë për marrëveshjen që kanë firmosur dhe votojnë kundër marrëveshjeve që i kanë firmosur vetë ata”, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë /Start/

                                                                                             2012-04-13 08:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›