E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Procesi zgjedhor, vijon normalisht

Kryeministri i Shqipërisë njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp tha se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje është më e larta në vitet e fundit. "Deri në orën 12:30 kanë nisur 40% e qytetarëve të saj, në krye të votimit qendron kryeqyteti. Pjesëmarrja në zgjedhje është e admirueshme", tha Berisha. Kryeministri i bëri edhe një herë apel qytetarëve që të firmosin projektin që ata preferojnë deri në 4-vitet e ardhshme.
Sipas Berishës, deri tani procesi është me zhvillim normal. "Megjithatë fjalën e fundit do ta japin vëzhguesit e ODHIR-it", tha Berisha. "Qeveria ka bërë gjithëka për të krijuar zgjedhje me standarde", tha kryeministri. Duke folur për stilolapsat me mikrokamera të përdorura nga komisionerë të PS-së, Berisha tha se asgjë nuk është regjistruar prej tyre. "Stilolapsat ishin pa bateri, dhe nuk regjistruan agjë", përfundoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›