ODIHR: Nesër vlerësimin për zgjedhjet

Drejtori i ODIHR, për Shqipërinë, Janes Lanarcic ka vizituar qendrat e votimit në shkollën "Hasan Prishtina", në Tiranë ku ka inspektuar procesin e votimit. Ai ka deklaruar se këto zgjedhje janë shumë te rëndësishme për Shqipërinë. Në lidhje me procesin e votimit, Lanarcic është shprehur se është herët të jepet një vlerësim dhe se pas përmbylljes së votimit do te mblidhen të gjitha informacionet nga 400 vëzhguesit e ODIHR , ku të hënën do të paraqitet dhe raporti paraprak, se si kanë vijuar këto zgjedhje. I pyetur për për incidentet e sotme me komisionerët e Partisë Socialiste, Lenearcic deklaroi se do të bëhen të gjitha verifikimet e duhura .