E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Projekt për arsiminin dhe strehimin e romëve

Kryeministri Berisha në një takim me komunitetin rom në Durrës premtoi se qeveria do të bëjë investime për arsiminin dhe strehimin e këtij komuniteti.

Në një takim me rastin e ditës ndërkombëtare të romëve, kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare ka në projekin e saj ndërtimin e 100 banesave për komunitetin rom në Durrës si dhe ndërtimin e një qendre shëndetësie dhe një shkolle.

“Qeveria ka projekte për përmirësimin e jetës së romëve duke investuar në strehimin dhe integritetin e tyre” theksoi Berisha.
 

Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se në projektin e qeverisë është edhe regjistrimi i popullsisë rome.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›