Berisha Projektet e mazhorances per te permbyturit

Ne diten e tete te permbytjeve kryeministri Berisha ka prezantuar projektet dhe vizionin e tij per Shkodren. Projekti do te jete me tri faza
SHKODR - Shtate dite pasi Shkodra eshte kthyer ne Venecian shqiptare por ne nje version aspak turistik kryeministri Berisha ka shpalosur serine e projekteve qe jane gati per te filluar.
Por Shkodra eshte hera e dyte qe permbytet brenda nje viti dhe kryeministri e ka shpjeguar kete duke thene Do te ishte jo realiste ne qofte se mendohej se ne harkun kohor njevjecar kjo qeveri do te mund ti jepte pergjigje afatmesme e afatgjate problemit te permbytjes.
Ai tha se nuk mund te thote kurre se nje zone e nje mrekullie te tille tokesore e ujore do te dale 100 per qind jashte rrezikut sepse nuk ekziston kjo.
Shpesh marr shembull Rhine sepse ky lum kalon ne shtetin me te fuqishem te Europes dhe nje nder me te fuqishmit e botes. Kane bere investimet me kolosale dhe serish Rhine del e permbyt jo pak dhe kjo jo se nuk i jane bere nderhyrje.
Brenda muajve te pare te vitit qe vjen do te filloje ndertimi i By pass-it te Shkodres projekti per te cilin ka perfunduar teresisht - beri te ditur kryeministri Berisha.
Ne vijim te shpalosjes se masave qe do te merren nga qeveria kreu i ketij institucioni theksoi se projekti i By pass-it u rishqyrtua per tu shnderruar ne argjinature. Per te ky eshte nje projekt i kushtueshem faktikisht eshte si te ndertosh nje ure 13 kilometra te gjate madje ne disa aspekte edhe me i komplikuar. Sipas tij projekti i By pass-it eshte i perfunduar dhe para ketij projekti kishte ide te tjera.
Permbytja e vjetshme ishte nje mesim nga i cili ne duhej te arrinim ne perfundimin per te bere nje prite e cila do te prese aq sa mund te prese. Sigurisht kerkohet edhe nje sistem te fuqishem pompash per evadimin e ujerave te qytetit pasi ato ekzistojne pavaresisht liqenit.
Por ndertimi i By pass-it do te filloje dhe do te jete nje nder projektet e para qe tenderohet me buxhetin e ri. Sikunder eshte e tenderuar dhe do te filloje pasi e nderpreu moti nderhyrja e fuqishme ne argjinaturen e asit - vijoi Berisha.
Kryeministri sqaroi gjithashtu se jane bere e do te vazhdojne nderhyrjet ne argjinaturat e tjera. Por nenvizoi ai sistemi i argjinaturave eshte nje sistem qe i marre se bashku shkon ndoshta 100 kilometra nje sistem shume i gjate e kompleks.
Kreu i qeverise lajmeroi se do te ndermerren hapat qe argjinaturat te mund te marrin rezistencen dhe lartesine e nevojshme. Sapo te biem ne ujdi me Malin e Zi fillon nderhyrja e fazes se pare ne lumin Buna.
Faza e pare nenkupton heqjen e pengesave me evidente te cilat nuk jane te pakta pasi derdhja eshte nje problem shume serioz qe kerkon jo vetem thellimin e Bunes por edhe krijimin e kanalit ne det perndryshe thellimi mbyllet e behet i pavlere.
Edhe sot po vazhdojne negociatat me Malin e Zi sepse nderhyrjet ne nje basen te perbashket ujor nuk mund te behen pa nje ujdi te plote te te dy paleve - shpjegoi kreu i ekzekutivit.
Ai shprehu besimin se brenda dites se djeshme do te perfundonte nje lloj ujdie per te percaktuar fazen e pare te nderhyrjes ne Bune faze e cila do te filloje menjehere si projekt emergjence. Sipas tij faza e pare do te kontraktohet ne perputhje me ligjin e emergjences.
Faza e dyte dhe e trete jane investime shume te medha te cilat se pari duhet te bazohen ne nje projekt qe garanton shkarkimin por mbron plotesisht e totalisht liqenin pasi liqeni ne cdo rast eshte nje nga pasurite me te medha te ketij qyteti - beri te ditur kryeministri Berisha.
Pikat ku bazohet projekti i qeverise per permbytjet
Brenda muajve te pare te vitit qe vjen do te filloje ndertimi i By pass-it te Shkodres projekti per te cilin ka perfunduar teresisht. Projekti i By pass-it u rishqyrtua per tu shnderruar ne argjinature. Projekti i By pass-it eshte i perfunduar.
shte e tenderuar dhe do te filloje pasi e nderpreu moti nderhyrja e fuqishme ne argjinaturen e asit. Po ashtu jane bere e do te vazhdojne nderhyrjet ne argjinaturat e tjera. Por sistemi i argjinaturave eshte nje sistem qe i marre se bashku shkon ndoshta 100 kilometra.
Sapo te biem ne ujdi me Malin e Zi fillon nderhyrja e fazes se pare ne lumin Buna. Faza e pare nenkupton heqjen e pengesave me evidente te cilat nuk jane te pakta pasi derdhja eshte nje problem shume serioz qe kerkon jo vetem thellimin e Bunes por edhe krijimin e kanalit ne det perndryshe thellimi mbyllet e behet i pavlere.
Faza e dyte dhe e trete jane investime shume te medha te cilat se pari duhet te bazohen ne nje projekt qe garanton shkarkimin por mbron plotesisht e totalisht liqenin pasi liqeni ne cdo rast eshte nje nga pasurite me te medha te ketij qyteti.
Situata
Se pari edhe nje here deshiroj te pershendes dhe te pergezoj shume perzemersisht qytetaret e Shkodres te Nenshkodres dhe rrethinave per trajtimin me gjakftohtesi te situates natyrore me dramatike qe vendi ka perjetuar ndoshta ne 150 vitet e fundit te fatkeqesise natyrore te permasave me te medha me te cilen Shqiperia eshte perballur ne tere ekzistencen e shtetit shqiptar - deklaroi Berisha.
Permbytjet
Ndaj nuk eshte mire te spekulohet. U vjen rende pse Berisha tha vitin e kaluar se ishte permbytja me e madhe ne 100 vjet. Por viti sivjet eshte pas te vjetshmit. Do te ishte normale po te kisha harruar ndonje permbytje para asaj te vjetshmes. Ju mund ta krahasoni se cila permbytje eshte me e madhe dhe per kete ka harta mjafton ti merrni ne Google dhe ti matni - tha kryeministri.