Humbin femijet e familjes ne gjak

Djali dhe vajza e familjes Gazidede ne Peze nuk munden te ktheheshin ne shtepi pas mbarimit te mesimit
Policia i gjen moter e vella tek nje banor i cili i kishte strehuar dhe ushqyer me buke ne fshatin fqinj
TIRAN- Familjes ne gjak i zhduken dy femijet prinderit e tyre ne ankth deri sa policia i gjen ne fshatin fqinj me ta duke ua rikthyer ne shtepi.
Ngjarja ndodhi te henen pasdite ne nje fshat te Komunes Peze te Tiranes kur dy femijet S.Gazidede 10 vjec dhe motra e tij A Gazidede kishin mbaruar mesimin por ndersa kishte nisur te errej ata kishin humbur rrugen. Femijet i deklarojne policise se kishin humbur rrugen pas perfundimit te mesimit dhe nuk kishin mundur te ktheheshin ne shtepi ndersa ishte errur.
Nje banor i fshatit Peze duke pare se femijet kishin humbur rrugen i kishte marre dhe i kishte strehuar ne shtepine e tij duke i ushqyer e duke i mbajtur ne banesen e tij deri dje ne mesdite.
Sipas burimeve te policise vete banori i fshatit Peze mesohet se ka njoftuar policine e cila ka mberritur me shpejtesi ne adresen e lajmeruar duke konfirmuar se gjendja e femijeve ishte e mire dhe se ata nuk kishin probleme shendetesore. Gjetja e femijeve qetesoi prinderit te cilet sipas burimeve te policise kaluan nje nate me ankth me friken se femijet e tyre mund te ishin mbytur ne lume.
Frika dhe ankthi i tyre eshte shtuar edhe me teper per shkak se familja e mesiperme sipas burimeve te policise ishte ne ankth duke bere qe prinderit dhe pjesetare te familjes te dyshonin se fqmijeve mund tiu kishte ndodhur ndonje gje e keqe per kete shkak.
Prinderit e djalit 10- vjecar S. Gazidede dhe vajzes A. Gazidede 7 vjece mbremjen e te henes alarmuan policine e kryeqytetit per shkak se femijet e tyre nuk kishin mberritur ende ne shtepi ndonese kishin disa ore qe kishin perfunduar mesimin. Menjehere sherbime te policise se komisariatit.
Nr.6 jane venene kerkim te femijeve ndersa grupe te ndryshme kryen krehjen e zones prane shkolles ku benin mesimin dy femijet. Kur aty nuk jane gjetur femijet efektivet e policise kane kontaktuar edhe me mesuesit e tyre ku iu eshte konfirmuar se femijet ishin larguar normalisht nga shkolla.
Pas ketij konfirmimi kerkimet e policise jane perqendruar ne zonen per rreth si dhe ne drejtim te rruges qe te con per ne fshatin Peze Helmes prane shtepise se tyre. Kerkimet e policise jane perqendruar ne lumin Erzen qe kalon jo shume larg vendit ku kalonin femijet. Edhe aty kerkimet kane rezultuar pa sukses dhe te hene vone ne mbremje u vendos qe kerkimet te rinisnin gjate dites se djeshme.
Nderkaq dje ne mesdite personi i cili kishte strehuar femijet njoftoi policine e cila mberriti menjehere ne adresen e lajmeruar. Pas kontaktit me kete person dhe me femijet u konfirmua se ata ishin shendoshe e mire dhe skishin asnje problem. Pas intervistimit te tyre nga policia femijet jane rikthyer prane familjes e cila ishte ne ankth qe prej te henes ne mbremje.