Berisha Projekti yne te rrisim rrogat dy here me shume se cmimet
Me pasionin e tyre i dhanë famë kanioneve të Osumit. Qeveria po kujdeset për infrastrukturën që ato të bëhen jo vetëm tërheqëse, por edhe lehtësisht të arritshme për turistët.
Gjatë turit elektoral në Skrapar kryeministri u ndal t’i takonte për t’ua njohur meritat e për t’u dhënë disa garanci.
Pasi inspektoi rrugën pranë kanioneve, kryetari i qeverisë udhëtoi drejt komunës Perondi, aty ku kanë nisur punimet për rrugën që i çon banorët e saj në Kuçovë dhe kanë përfunduar punimet në rrugën e fshatit Tapi të kësaj komune.
Kryeministri rishprehu planin për zhvillimin e fermave shqiptare.
Premtoi edhe rritjen e pagave e pensioneve dy herë më shumë se çmimet si dhe rikthimin e pagës së trembëdhjetë për administratën.
“Shoku i autobusit mavi premton heqjen e TVSH-së për qumështin, çka do të thotë që qumështi i lopëve tuaja të mbetet pa shitur, sepse po erdhën gjemitë me qumësht pluhur dhe qumësht tjetër pa TVSH-së, atëherë ai do të shitet më një çmim që do të mbysë prodhimin vendas të qumështit. Autobusi mavi premton të heqë TVSH-së për miellin, në mënyrë që në Shqipëri askush të mos ketë më leverdi të mbjellë grurë apo misër. Shoku i autobusit mavi erdhi këtu në Berat dhe deklaroi se vaji i ullirit ka mbetur pa shitur. Ai tani premton të heqë TVSH-në për vajin e ullirit, çka do të thotë që ju të mos shisni dot edhe 1 litër vaj, sepse vajrat e vendeve që kanë 600-700 milionë rrënjë ullinj do të pushtojnë Shqipërinë.
Ndaj dhe ne zotohemi ta mbajmë TVSH-në për këto ushqime, por zotohemi të rrisim rrogat dy herë më shumë se çmimet, të rrisim pensionet dy herë më shumë se çmimet. Ne zotohemi të vendosim rrogën e 13 për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore. Zotohem të heqim për bizneset, këtu dhe kudo, çdo taksë dhe tarifë doganore për makineritë edhe materialet që do të përdoren për prodhim”, u shpreh Berisha.
Vota për numrin 44 është votë për fshatin e zhvilluar dhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë-deklaroi kryetari i Partisë Demokratike
“Për ne integrimi evropian është jetik, sepse ky proces garanton për ju qindra milionë euro fonde për infrastrukturën tuaj, për vaditje, për rrugë, për agrobiznes.
Ndaj dhe ju ftoj që më 23 qershor të bashkoheni me ne për një mbështetje më të madhe për fermat tuaja, për infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qyteteve, për rroga dhe pensione më të larta. Bashkohuni me ne për integrimin e Perondisë, të Beratit dhe të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Votoni 44-ën! Votoni Partinë Demokratike!”, deklaroi Kryeministri.
Në këto vite në komunën Perondi janë investuar mbi 4.5 milionë dollarë. Në të janë ndërtuar mbi 14 kilometra rrugë, investim me vlerë 1.8 milionë dollarë, si rrugët Magjatë - Goraj – Velagosht; Qendër Perondi-Lapardha; Meteor-Kthesa e Tapisë, etj. Gjithashtu, janë ndërtuar 14 ujësjellës, kanalizime të ujërave të zeza dhe kanale vaditëse në fshatrat Magjate, Tapi, në lagjen Bellaj të Perondisë, etj., investime me vlerë 1.4 milion dollarë; janë ndërtuar 3 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Afro 700 mijë lekë janë investuar për rikonstruksionin e Kishës së Perondisë. Në këtë komunë janë subvencionuar 350 fermerë, me 50 milionë lekë, ku janë mbjellë 200 hektarë tokë.