Berisha Edi Rama eshte bere me fiksime
Qeverisja e djathte eshte e vendosur per ta mbrojtur prodhimin vendas te fermereve, tha kryeministri Berisha ne takimet elektorale ne Manez dhe Fushe Kruje. Per Berishen kjo eshte rruga e zhvillimit dhe qe garanton shitjen e produkteve ne tregjet rajonale
“Fushë Kruja ka sot një infrastrukturë moderne. U ndërtua by-pasi, filloi unaza, janë rindërtuar dhe ndërtuar me dhjetëra shkolla. Ne që kemi realizuar këto, besojmë se kemi detyra shumë të mëdha. 4 vitet që vijnë i marrim në mënyrën më serioze. Me këto që kemi bërë e kemi shndërruar Fushë - Krujën në një hyrje veriore të kryeqytetit të Shqipërisë. 4 vitet që vijnë detyrat tona të shtëpisë janë statusi i vendit kandidat, hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Krijimi i vendeve të punës për qytetarët e gjithë Shqipërisë”- tha Berisha.
Ky qendrim i kryeministrit duket se eshte i kushtezuar edhe nga rreziku qe sjell per ekonomine sipas tij programi fiskal i socialisteve.
“Alternativa tjetër është ajo e taksës progresive. Ai kundërshton taksën e sheshtë, taksën e të dhjetave, taksa më e ndershme, me të cilën ai që merr 100 paguan dhjetë, ai që merr 1000 paguan 100. Me taksën që propozon ai rrezikon të shkatërrojë dhjetëra mijëra vende pune në të gjithë Shqipërinë”.
Berisha ka shigjetuar direkt edhe kreun e opozites Edi Ramen per te cilin tha se eshte bere me fiksime
“Gjatë gjithë fushatës, në çdo takim nuk harron të servirë këmishën, xhaketën apo jelekun tim si antiplumb. Një demokrat më çoi një sms dhe me tha” ai beson se ke lindur me këmishë. E ka fiksim nuk kemi ç’ti bëjmë. Tani u qan hallin nipërve dhe mbesave të mija se nuk ka kush të kujdeset për ta, ka fiksime, le t’ia lëmë ato”- deklaroi kryeministri duke i përgjigjur kështu akuzave të kryesocialsiti Rama.
Dhe ne mbyllje te takimeve elektorale krahas fteses per te votuar kryeministri ka bere edhe nje urim per kombetaren e futbollit.