E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha po lundron drejt humbjes se sigurte

Te gjithe premtimet e Sali Berishes jane genjeshtra, tha Edi Rama ne mitingun qe mbajti ne Kucove. Per Ramen, Berisha tashme po lundron drejt humbjes, nderkohe qe PS kam nisur te rilinde Shqiperine. 
“Çdonjëri prej jush në 23 qershor duhet t’i bëjë një shërbim të madh këtij vendi, duke mos shkuar vetëm në kutinë e votimit, por duke marrë me vete një tjetër, duke nxitur një dyshues dhe duke bërë që çdo votë të jetë dy vota. çdo votë të blindohet me një votë tjetër. Shikoni çfarë mund të bëni me votën. Me votën për numrin 44, kthehuni matanë vitit ‘44 kur s’kishte as ujë, as drita, por vetëm këneta. Me votën tek numri 29, të majtë e të djathtë qofshi do hiqni akcizën e naftës, taksën e sheshtë për plehrat kimike, farat dhe fidanët për të gjitha makineritë prodhuese.”- deklaroi Rama.

Rama në Kutalli: Nuk do të gjejmë paqe deri sa të çojmë ujin në parcelë deri në metrin e fundit
Përballë fshatarëve të Kutallisë, në Berat, kryesocialisti Edi Rama premtoi se nuk do të gjejë paqe pa zgjidhur problemin e ujit në parcelë deri në metrin e fundit të tokave bujqësore. Ai gjithashtu tregoi episode nga eksperienca e tij me fshatin.

Serat e Kutallisë, i kujtuan kohërat e rinisë, kur dilte arave me shokët.
Dallimin në cilësinë e plehrave kimikë, Rama ua tha edhe fshatarëve.

“Dikur për arsye të një angazhimi unë shkova në Lushnjë, në vitin ‘87 për të bërë një punë atje. Duke shtirur nëpër fusha kapa me dorë ure, më përvëloi dora dy ditë rresht. Tani fute gjithë dorën në ure nuk ndjen asgjë. Plehrat janë pa asnjë lloj ndikimi. Një domosdoshmëri është kontrolli, por duhen ulur çmimet njëherë. Prandaj ne do ta heqim tërësisht taksën 20% për imputet. Do t’i japim një rëndësi shumë të madhe kontrollit të cilësisë për të gjitha materialet mbështetëse për bujqësinë, nuk diskutohet dhe farërave dhe fidanëve. E rëndësishme është nxjerrja e prodhimeve në treg. E vërteta është se nuk ka asnjë sistem grumbullimi që ta garantojë fermerin dhe asnjë rrjet që të garantojë daljen në treg”.

Para fshatarëve të Kutallisë, kryesocialisti premtoi se nuk do të gjejë paqe derisa të sistemojë kullimin në cdo metërkatror tokë.

“Vaditja dhe kullimi është kryefjala e çdo këndi fjale që në kemi organizuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Ky është një problem që i bën me turp të gjithë ata që e kanë pasur përgjegjësinë për të çuar ujin në parcelë dhe nuk e kanë çuar. Të gjithë ata që sot kanë kurajën të shkojnë nëpër fshatra me në krye katragjyshin me antipulmb për të kërkuar vota ndërkohë që e kanë tharë tokën për ujë, i kanë tharë familjet për ujë. Një vend i pasur me ujë dhe që s’ka ujë për të pirë, për tu larë, për të vaditur tokën dhe përmbytet sa herë bie shi, kjo është e pa tolerueshme”.

Ndërsa theksoi se nuk premton mrekullira, Rama I kushtoi vëmendje edhe fjalimeve të rivalit Berisha.

“Ishte katragjyshi në Skrapar dhe tha që do ta bëjmë Osumin të lundrueshëm. Ka vajtur në 2007 dhe premtoi rrugën e Tomorrit. Sot prapë premtoi rrugën për në Malin e Tomorrit. Sot premtoi edhe një gjë tjetër fantastike, do ndërkombëtarizojmë rakinë e Skraparit”.
Kreu i socialistëve premtoi vëmendje të veçantë për problemet e fshatit, të cilat tha se do t’i ndjekë nga afër personalisht, siç bënte kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Unë ju zotohem vetëm për një gjë, që pas 23 qershorit me votën për PS, çdo fermer, familje fermere do ketë pranë qeverinë, dhe hallet tuaja do jenë dhe hallet e mija. Problemet tuaja dhe problemet e prodhimit do jenë dhe problemet e mija dhe njerëzve që do angazhohen. Përpjekjet do të jenë të përbashkëta. Ne do të jemi pranë jush, unë më i pari. Siç rrija ditë natë dhe ndiqja punimet për transformimin e Tiranës, kështu do të jem ditë natë bashkë me ju, për të luftuar që nga kjo tokë të nxjerrim mirëqenie, jo të dridhet nënë e babë atje se nuk blen dot një kile domate. Dhe shkojnë prindërit kokulur me jep bukë e domate me emër. Sikur jemi popull i humbur. Shikojeni 9 muaj diell në vit, toka po, male po, çfarë kemi nevojë ne? Vetëm mbështetje asgjë tjetër”.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›