E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha: Protesta, madhështore! Do rikthehemi sërish në seli!

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi protestë madhështore dhe paqësore ngjarjen e së shtunës në selinë e PD ku ai dhe përkrahësit e tij tentuan të vendoseshin në seli. “Protesta madhështore ishte tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte për detyrë hapjen e dyerve të blinduara. Në fakt protesta dyert i hapi. 12 demostrues janë shoqëruar në spital pasi kanë marrë dëmtime. Demokratët sot kanë vetëm një pyetje se kur do të kthehen përsëri. Komisioni i Rithemelimit do i japë përgjigjen atyre në kohën më të shpejte” u shpreh Berisha. Ai tha se “Trafikantë brenda selisë blu ishin pajisur me gaz e helme, mjete primitive thirri sipas skenarit të parapërgatitur narkobanditë me uniformë duke ndërmarrë një reprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot u faktua se  Lulzim Brava është në një aleancë krimi, dhune ndaj demokratëve dhe PD-së me Edi Ramën”.
Zoti Berisha akuzoi kreun e PD Basha se u kthue në ministër i brendshëm i Ramës. “Ky regjim ka arrit në atë shkallë sa të emërojë edhe opozitën që do. De facto sot, Lulzim Basha zëvendësoi Çuçin e familjes, u bë ministri i brendshëm i Edi Ramës në qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht e me vendosmëri karakterin paqësor të protestës sonë.
Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësore, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën u them : Keni kryer një krim të shëmtuar, kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdorni, të përdorë gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë.” paralajmëroi zoti Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›