E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha mbyll protestën e tij, por zotohet se do të rikthehet sërish

Ish kryeministri Sali Berisha i cili po udhëheq një lëvizje për rikthimin në krye të PD, deklaroi sot në mesditë se do tu rikthehet sërish protestave derisa në partinë që ai ka udhëhequr që nga krijimi i saj të rikthehet demokracia. “Opozita vigane u përball me mjete të egra të dhunës ” tha ai ndërsa ishte para selisë së qeverisë shqiptare.. “Narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë . Garantoj shqiptarët se jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat tona ” tha Berisha. Sipas tij skenari i zhvilluar para godinës ishte përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve .  Askush nuk ka asnjë problem me deputetët e PD, përveç se me Bashën , tha ai duke shtuar se “Kjo lëvizje është pa ndalim, beteja jonë nuk do të ketë të sosur, kjo është vetëm faqja e parë e saj . Sot shqiptarët dhe bota panë fytyrën e vërtetë të Bashës” tha Berisha. “Ne do kthehemi sërish në shtëpinë tonë, në shtëpinë e lirisë”. “Revolucioni do të vazhdojë sërish” . “Beteja do të vazhdojë më e fortë ” premtoi ai. Lidhur me hetimet për ngjarjet e së shtunës në selinë e PD, Berisha tha se nuk ka frikë. “Nuk i druhem asnjë hetimi penal, pasi jam anëtar i një revolucioni fitimtar që nuk ka të ndalur deri në triumfin e tij”. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›