Berisha injoron akuzat e PS-se

Kryeministri Berisha ka shperfillur plotesisht kercenimet e opozites per rinisjen e protestave duke theksuar se axhenda e tij eshte e fokusuar tjeterkund ne zhvillime te tjera me te rendesishme per vendin sic eshte liberalizimi i vizave.
Per kryeministrin ky eshte nje moment historik i cili nuk mund kurresesi te eklipsohet nga qendrimi i Partise Socialiste.
Pavaresisht zhvillimeve me te fundit ne gjirin e partise kryesore aleate Levizjes Socialiste per Integrim kryeministri eshte shprehur i qete dhe ka theksuar se nuk mund te komentoje debatet dhe ndryshimet ne gjirin e forcave te tjera politike.