E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol urës që të çon për te fabrika e çimentos

Një sasi e konsiderueshëm e eksplozivi është vendosur në Urën e Bërdharit në fshatin Luzë të Bashkisë së Fushë-Krujës. Sipas burimeve zyrtar të policisë së Krujës, mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në orën 2.25 minuta të mëngjesit të djeshëm. Si pasojë e shpërthimit, ura ka dalë jashtë funksionit, ndërsa dhjetë banesa, të cilat ndodhen përreth saj janë dëmtuar. Një prej banorëve, Shkëqim Bardhi, pohon se ka qenë orë 02.25 minuta e natës kur kemi dëgjuar shpërthimin e më pas tavani i shtëpisë dhe xhamat e dritareve na kanë rënë mbi krevat, duke shkaktuar frikë jo vetëm te ne por edhe te fëmijët. Shtëpia u mbush e tëra me mjegull dhe erën e rënë të eksplozivit, ndërsa të qarat e fëmijëve mbuluan shtëpitë të cilat janë prekur nga shpërthimi. Nuk janë pak, por dhjetë banesa që janë dëmtuar e askush as nuk ka ardhur për të na thënë se shyqyr që shpëtuat jo të na llogarisin miliona lekë dëme, për të mbajtur shpresë që një ditë krimineli që ka vendosur tritolin do zbulohet dhe do dëmshpërblejë edhe dëmet ekonomike. Ne po presim reagimin e policisë për gjetjen e autorëve të këtij krimi, të cilët vunë eksplozivin tek ura. Do hetojmë edhe privatisht për autorin e këtij krimi, pasi largësia nga ura e shtëpive tona nuk është më shumë se 50 metra. Kjo ka ndodhur në kuadër të shpërthimeve në fabrikën e çimentos dhe jam i bindur që ka lidhje pikërisht me këtë problem. U bë e disata herë që fabrikës çimentos i vendoset tritol e autorët mbeten të paidentifikuar, shteti duhet të veprojë. Ne dhe as fëmijët tanë nuk i kanë borxh askujt”. Policia e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes pak minuta pas shpërthimit, duke devijuar lëvizjen e mjeteve, të cilët lëviznin në drejtim të Mamurrasit dhe anasjelltas. Policia ka shoqëruar dhjetë persona, në rajonin e policisë së Fushë-Krujës, por deri tani nuk ka mundur të gjejë autorët e ngjarjes. Ura është kufizuar nga ana e policisë, duke pritur ekspertë të urave, të shikojnë dëmtimin dhe të vendosin nëse mund të riparohet apo jo. Për kalimin e mjeteve, tashmë të tonazheve të vogla, pasi, sipas policisë, ura është çarë plotësisht dhe mjetet e tonazheve të rënda nuk mundet të kalojnë. Kjo urë lidh edhe fabrikën e çimentos, e cila shpeshherë është bërë objekt sulmi me lëndë eksplozive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›