Berisha Puci nisi nga shtepia e presidentit Topi ku ishte edhe Edi Rama
Kryeministri Sali Berisha akuzon ashper Presidentin Bamir Topi per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit. Duke folur ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PD-se e para qe nga Kuvendi i 14 dhjetorit 2009 kreu i qeverise ka bere pergjegjes kreun e shtetit per kete ngjarje.
Puci i 21 janarit ka nisur nje nate fund gushti ne shtepine e Bamir Topit ku ka qene i pranishem edhe Edi Rama mesohet te jete shprehur Berisha ne mbledhjen e Keshillit kur nuk ishin te pranishme mediat. Kete akuze kreu i demokrateve e beri edhe ne pranine e mediave por pa permendur emra konkrete. Duke folur per pozicionin e qeverise lidhur me hetimin e ndermarre nga Prokuroria Berisha tha se do te respektohen institucionet e vendit.
Ne jemi percaktuar qartesisht per nje zgjidhje brenda institucioneve te pucit dhe kjo jo se ne nuk disponojme te dhena te plota se ku u moren vendimet per pucin se kush ishte ne kete vendimmarrje se cilat ishin detyrat e pucisteve se cili ishte qellimi i tyre me 21 janar se cili eshte qellimi i tyre sot dhe ne vazhdim por ne nuk konfondojme dhe nuk do te konfondojme dhe nuk do te na imponojne dot te konfondojme individet puciste me institucionet demokratike te ketij vendi u shpreh kryeministri. Ai i cilesoi organet e hetimit si pasuri te vendit teksa shtoi se ne nje shtet kur Keshilli i Ministrave qendron 5 ore i rrethuar eshte drejtesia ajo qe duhet te veproje. Por duke u ndalur ne hetimin e ngjarjeve te 21 janarit nga ana e Prokurorise ai tha se po behet gjithcka per ta penguar kete proces. Ne rastin konkret institucioni i akuzes deshmoi se nuk kishte vullnetin ndaj dhe u be e domosdoshme kerkesa per hetues per prokurore nga vendet mike. U shpreh besim i plote per kete proces serish ekziston besim i plote dhe dua tu informoj ju dhe qytetaret shqiptare se cdo dite shoket dhe shoqet e bulevardit keshtu po i quaj po bejne gjithcka per te bllokuar kete proces theksoi Berisha. Sipas tij pse e bene kete sepse kane tmerr dhe frike nga vetja e tyre kane tmerr dhe frike nga vepra e tyre kjo eshte e verteta por ata qe perpiqen te bllokojne nje proces per te cilin kerkon cdo shqiptar dhe e kerkojne te gjithe miqte e Shqiperise partneret e saj ata vetem sa provojne se cili ka qene roli i tyre me 21 janar por nuk do te mund ta ndalojne. Ne kete proces dhe ne keto zhvillime preokupimi per Shqiperine ka qene boteror. Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s Shqiperia ka nje vend kryemik Shtetet e Bashkuara te Amerikes te cilat i kane dhene Shqiperise dhe shqiptareve nje ndihme historike ne keto momente theksoi me tej kreu i ekzekutivit. Sipas Berishes ngjarjet e 21 janarit erdhen per shkak te dy pseudongjarjeve te krijuara nga Partia Socialiste. Fillimisht ishin akuzat per manipulimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 por qe sipas kryeministrit moren pergjigje me rastin e Shkodres ndersa e dyta implikimi i kryeministrit ne nje bisede mes Ilir Metes dhe Dritan Priftit.
E dija qe do me sulmonin
Duke folur per informacionet qe kishte lidhur me ngjarjet e 21 janarit Berisha tha se une e dija se ata do te sulmonin Kryeministrine i dija te gjitha pergatitjet e tyre por e dija gjithashtu se do te deshtonin me turpin me te madh sic deshtuan sepse ishte cdo gje e bazuar ne akuzat ndaj votes se lire te shqiptareve. Kjo eshte arsyeja te dashur qytetare dhe qytetare qe une me mijera e mijera here i kam cilesuar ata si bllokmene te rinj.
PS u be si Partia e Punes
Por ka edhe nje moment te dyte qe fakton te drejten te verteten thelbin e tyre po ne kete linje shqiptaret ne datat 24 e deri me 27 janar pane sesi u rikthye ne Partine Socialiste ne raport me komunitetin nderkombetar vitet 80 te Partise se Punes se Shqiperise pasi nderpreu marredheniet me Kinen paranojaku Enver Hoxha kishte vetem nje pergjigje jo te gjithe botes tha kryeministri lidhur me refuzimet qe i ka bere PS-ja kerkesave te nderkombetareve per anulimin e mitingjeve.
Adi Shkembi