Berisha: Pyetësori për anëtarësim në BE do dorëzohet në 30 prill

Pyetësori për anëtarësim në Bashkimin Europian do të dorëzohet në 30 prill. Kjo ka qenë deklarata e kreut të qeverisë Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Berisha theksoi se
në trajtimin e problematikës së pyetjeve të pyetësorit për anëtarësim në BE është bërë një paraqitje e reformave të marra. "Po ashtu është paraqitur vizioni për të ardhmen në gjitha fushat", shtoi ai. Berisha tha se dokumenti i pyetësorit riformëson administratën dhe insitucionet e këtij vendit.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka sqaruar edhe ndërhyrjen kirugjikale që ka bërë në këmbë.
"është e vërtete që të premten në 20:15 iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale për një problem në këmbën e djathtë i cili më vëshirësonte në ecjet e mia. Por ecja është pasioni im. Operacioni zgjati 1 orë e 15 minuta, shkova në shtëpi, pa asnjë ndërlikim. Dje dhe sot kam përmbushur gjithë detyrimet e mia", theksoi ai. Ndërkaq, Berisha ka lëshuar batuta edhe ndaj kryesocialistit Rama.
"Por dy fjalë e i them këtij zotërisë. Operacionet janë për njerëzit. Nuk mund të mos them se janë disa operacione të cilat kanë domethënie tjetër. Kur detyrohesh t'i bësh 30-40 vjet para kohe, flasin vetë. Se shkon të transplantosh flokët , rri 2 javë në klinikë dhe nuk të mbin 1 qime dhe kjo jo për faj të Rasatit, por për faj të arës. Kur shkon të heqësh xhufkat në qepalla dhe nxien më keq , kur bën dhëmbët dhe të bien, këto operacione dhe disa të tjera, këto edhe mund të bëhen edhe jo. Ndaj mos dërgo më mesazhe në celularët e gazetarëve ".