E Diel, 1 Nëntor 2026

Chountis: Dënojmë thirrjet antishqiptare të ushtarëve grekë


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur sot në një takim reporterin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Nikolaos Chountis, eurodeputet grek i Unionit të majtë - e majta e gjelbër veriore në PE. Gjatë takimit, Chountis si eurodeputet i Greqisë ka dënuar thirrjet antishqiptare të ushtarëve." Ne dënojmë aktet që pamë gjatë paradës ushtarake në Greqi. Ne duhet t'i evitojmë këto akte, pasi nuk ndihmojnë në miqësinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Grupi ynë në parlament ka bërë një kërkesë drejtuar qeverisë greke për gjetur fajtorët e për të marrë masat e duhura.", theksoi ai gjatë takimit.
Ndër të tjera, ai theksoi se"Kemi qenë dhe mbetemi mbështetës së lëvizjes së lirë të qytetarëve në Europë dhe përkrahim fort heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë."
Nga ana tjetër, Topalli pohoi se Parlamenti ka kaluar të gjitha ligjet që janë detyrim për heqjen e vizave. Po ashtu, parlamentarët po lobojnë në vendet anëtare të BE-së për të bërë të mundur marrjen e vendimit për lëvizjen e lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›