E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, aksidentohet për vdekje këmbësori

Një aksident me pasojë vdekjen e këmbësorit 80-vjeçar Shefqet Muho ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Fier, në vendin e quajtur "Pushimi i Shoferit".
Një furgon mallrash ka përplasur Muhon, teksa ky i fundit po përpiqej të kalonte rrugën. Automjeti po lëvizte me shpejtësi, ndërkohë që pasi ka aksidentuar 80-vjeçarin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›