E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qeveria “Rama” rrezohet brenda dy vjetesh

Kryeministri Sali Berisha nuk do te hape neser punimet e Legjislatures se re te Kuvendit. Konfirmimi eshte bere nga vet Kryeministri ne nje postim ne rrjetin social Facebook. Berisha jep dhe argumentet se perse ka vendosur te mos mbaje fjalen e hapjes se Kuvendit, duke u shprehur se kjo lidhet me menyren sesi erdhi ne pushtet e majta. Ai thote se mazhoranca e kreut te PS-se, Edi Rama erdhi ne pushtet me mashtrime dhe parate e krimit. “Une refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit. Mazhoranca e Piktorit eshte ngritur mbi mashtrimin, krimin, parate e droges!”,- shprehet Berisha. Kryeministri shton se menyra sesi PS-ja erdhi ne pushtet eshte e ngjashme dhe me ate te ish-kreut te PASOK ne Greqi, Jorgo Papandreu. “Te dashur miq, une dua t'ju sqaroj pse refuzoj te hap neser punimet e Kuvendit te ri. Kjo nuk ka asnje lidhje me faktin se ne kaluam ne opozite. Por sepse kjo mazhorance erdhi ne pushtet me mashtrime antiglobaliste si ato te Papandreut ne Greqi. Papandreu mashtroi greket duke iu deklaruar se "parate jane por duhet te jemi ne" pra duhet te me votoni mua per te dale nga kriza”,- shprehet Berisha.

Kryeministri parashikon se e njejta gje si me Papandreun, i cili iku nga qeverisja dy vite pas fitores se zgjedhjeve per premtime te pambajtura, do te ndodhe edhe ne Shqiperi me qeverisjen e se majtes. “Dy vjet pas mega mashtrimeve, Papandreu zhyti shume thelle Greqine ne krize ndaj dhe qytetaret i prene bileten dhe ai u zhduk. Se shpejti me siguri kjo do ndodhe edhe me Edi Ramen ne Shqiperi. Kjo mazhorance nuk qendron sepse eshte ngritur mbi mega mashtrimin, parate e droges dhe krimit te organizuar”,- u shpreh Kryeministri Sali Berisha.

“Premtimet e PS, si te Papandreut”

Kryeministri ndalet ne premtimet qe ka dhene PS gjate fushates elektorale, duke u shprehur se ashtu si ne rastin e Papandreut ne Greqi, edhe ne Shqiperi ato jane te parealizueshme. “Miku i tij ne Shqiperi, Piktori i deshtuar, duke perdorur si deshmitar te rreme Ilir Meten, iu premtoi shqiptareve se sherbimi shendetesor do te jete falas pa kontribute, legalizimet do behen falas, cmimet do ulen per te gjitha ushqimet dhe energjine per te gjithe shqiptaret, taksat do ulen per 95 % te shqiptareve, do te krijoje 300.000 vende pune dhe te perndjekurit do ti demshperbleje brenda dy viteve, madje me 25 euro per diten e vuajtjes. Por per te arritur keto duhet te me votoni”,- shprehet Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›