E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca e re, si do behet kalimi i pushteteve

Kuvendi i Shqiperise do te nise sot Legjislaturen e re. Ne oren 18:00, deputetet e zgjedhur me 23 qershor pritet te paraqiten ne salle per te nisur pas betimit proceduren e konfigurimit te qeverise dhe institucioneve te reja te Kuvendit. Konfigurimi i Parlamentit te ri do te jete me 67 deputetet e Partise Socialiste, 57 te PD dhe aleateve te saj dhe 16 te LSI. Seanca e pare parlamentare e Legjislatures se 8 sipas tradites dhe rregullores se Kuvendit duhet te drejtohet nga deputeti me i moshuar. Sipas procedures, fjala e hapjes se Kuvendit, i takon Kryeministri Sali Berisha. Por kreu i qeverise bere te ditur publikisht edhe me pare qe nuk do ta drejtoje kete seance. Pritet qe seanca e sotme te drejtohet nga deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle. Pas fjales hapese, Kuvendi duhet te ngreje nje komision per verifikimin e mandatet te gjithe deputeteve. Pas verifikimit te mandateve, ne Legjislaturen e kaluar u deshen 24 ore kohe per kete proces, deputetet e Kuvendit bejne betimin dhe zgjedhjen e drejtuesit e Kuvendit me votim te fshehte. Kreu i LSI-se, Ilir Meta eshte kandidati i vetem per te marre drejtimin e Kuvendit. Sipas nenit 96, pika 1 te kushtetutes Presidenti i Republikes ne fillim te Legjislatures, emeron Kryeministrin me propozim te partise ose koalicionit te partive, qe ka shumicen e vendeve ne Kuvend. Kjo eshte dhe faza e kalimit te pushtetit te mazhoranca e re ne Parlament. Tashme eshte bere e ditur se emri qe do te propozohet per Kryeministrin e ri te vendit eshte ai i kryetarit te partise Socialiste Edi Rama. Sipas Kushtetutes Presidenti Nishani brenda 10 ditesh duhet t’ia dergoje emrin e kreu te PS-se, Edi Rama, per miratim edhe Parlamentit. Me marrjen e miratimit edhe nga Parlamenti, Edi Rama do ti propozoje Presidentit emrat e ministrave qe do te formojne kabinetin e ri qeveritar. Kreu i shtetit tha pak dite me pare, ne nje interviste ne emisionin “Opinion”, se ai nuk ka nder mend te krijoje vonesa ne keto procedura, por ne zbatim te Kushtetutes, Presidenti tha se emrat qe do te propozohen per ministra do te shqyrtohen nga institucionet mbi integritetin e tyre. Pritet qe keto zhvillime ti perkasin seances se dyte, asaj te dates 12 shtator. Ne paraditen e sotme, pritet qe Kryeministri ne detyre, Sali Berisha, te paraqese doreheqjen e kabinetit te tij te Presidenti Bujar Nishani. Kater vjet pasi ai mori emerimin nga Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi, per te udhehequr qeverine per nje mandat te dyte, do t’i dergoje kreut te shtetit aktin zyrtar te lenies se postit te tij dhe te 15 anetareve te kabinetit qeveritar. Sipas Kushtetutes, Kryeministri Berisha dhe anetaret e tjere te kabinetit do te qendrojne ne detyre deri kur ministrat e rinj te kene bere betimin perpara kreut te shtetit.

Procedura

Me marrjen e miratimit edhe nga Parlamenti, Edi Rama do ti propozoje Presidentit emrat e ministrave qe do te formojne kabinetin e ri qeveritar. Zoti Nishani e bere publike se ai nuk ka nder mend te krijoje vonesa ne keto procedura, por ne zbatim te Kushtetutes, Presidenti tha se emrat qe do te propozohen per ministra do te shqyrtohen nga institucionet mbi integritetin e tyre

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›