Berisha Qeveria do te beje gjithcka per nxitjen e biznesit social
Një dollarë për bamirësi ka vetëm një jetë.
Një dollarë i investuar në biznes social mund të riinvestohet sërish.
Mbi këtë ide të nobelistit për paqen Muhammad Yunus kryeministri Berisha siguron se do të mbështesë cdo mënyrë që do të gjenerojë të ardhura për shtresat në nevojë.
“Varfëria është një armik i egër i njeriut. Për njeriun e lirë, sëmundja dhe varfëria janë dy armiqtë më kryesorë. Dhe për një qeveri nuk mund të ketë qëllim më të parë sesa lufta kundër saj. Por një burrë, një vizionar, u dha një leksion qeverive të mbarë botës dhe ky leksion ishte besimi i Prof. Muhammad Yunus se varfëria mund të çrrënjoset. Ai e filloi punën në vendin e tij, në Bangladesh, ku ndihmoi miliona e miliona qytetarë të atij vendi”- u hspreh kryeministri.
Në këndvështrimin e bankierit të të varfërve skamja nuk krijohet nga njerëzit, por nga sistemi e në këtë aspekt në një intervistë per abc neës professor Yunus sugjeron mënyra përtej maksimalizimit të fitimit.
Ministri i financave në këtë rast sipas shefit të qeverise Berisha mori një leksion të madh.
Pesë bizneset e para sociale në Shqipëri janë hapur e në këndvështrimin e professor Yunus janë një shembull i mirë për të gjithë rajonin.
Në ditën e dytë të vizitës nobelistit për paqen në Tiranë janë nënshkruar shtatë marrëveshje me universitetet me focus ridimensionimin e mënyrave të të bërit biznes.