E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Jashtem fut ne procedure rezoluten came

Nuk ka asnjë dyshim, rezoluta çame futet në procedurën e Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme.

Dy deputetët realatorë Kadilli dhe Minxhozi premtojnë përgatitjen e relacionit brenda një kohe të shkurtër

Shpëtim Idrizi kreu i PDIU është i bindur se do të mbështetet nga të gjithë në Parlament.
Bindja i vjen nga drejtësia që frymëzon rezolutën, e cila kërkon riaktivizimin e traktatit të miqësisë dhe heqjen shprehimisht të ligjit të luftës

Në të njëjtën linjë vjen thelbi i rezolutës: njohja e të drejtës pronësore të camëve, dhe e të drejtës për t’u rikthyer në tokat e tyre
Kërkohet lapidarë dhe varreza në përkujtim të viktimave të pafajshme të krimeve kryera nga genocide grek, pasyrimi në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet i historisë së kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore, si dhe që pala shqiptare të nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›