Rritja ekonomike do te dyfishohet

Rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2013 do të jetë gati dy herë më e lartë se viti i kaluar. Sipas raportit të Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim per parashikimet mbi rajonin e Evropes Qendrore dhe Lindore, ekonomia shqiptare parashikohet të arrijë në 1,3% nga 0,6% që ishte për 2012-ën. “Ekonomia e Shqipërisë u ngadalesua ndjeshem ne gjysmen e pare te vitit 2012, por rritja e saj në tremujorin e tretë, erdhi kryesisht si pasojë e rikuperimit te fabrikave dhe industrive nxjerrëse”, pohojnë ekspertët e BERZH-it në kapitullin për Shqipërine. Më tej raporti thekson faktin se situata ekonomike në vendet fqinje si Greqi dhe Itali do të ketë ndikime në ecurinë e remitancave dhe investimeve të cilat ka të ngjarë që për këtë vit të vijojnë ta kufizojnë rritjen. Përsa i përket rajonit ekonomistët e BERZH theksojnë se rreziqet janë duke u reduktuar, dhe kryesisht në Eurozonë vihen re shenja përmirësimi.