Berisha Qeveria do te mbeshtese punimet artizanale

Qeveria shqiptare do të mbështesë krijimet artizanale në të gjithë vendin, pasi ato nxisin vetëpunësimin dhe mund të shërbejnë si një degë e rëndësishme e ekonomisë. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërise Sali Berisha gjatë vizitës, që bëri në ekspozitën artizanale të çelur në muzeun Historik nga 60 gra kuksiane.
“Punimi artizanal gjallëron tregëtinë, qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë krijimet artizanale në të gjithe Shqipërinë, pasi ato nxisin vetëpunesimin e grave”- shpreh kryeministri
Kreu i qeverisë krahas vlerësimit që bëri për larminë e pasur të kësaj krijimtarie artizanale i bëri thirrje të gjithë bashkive në vend që të mbështesin këto krijuesë dhe pse jo të shërbejë si shembull bashkia e Kukësit, e cila ka hapur dyqane për shitjen e punimeve me dorë.
Punimet artizanale shqiptare janë të mrekullueshme dhe mund të shërbejnë si një zbukurim në shtëpinë çdo shqiptari si dhe një suvenir për të hujat theksoi Berisha. Në këtë ekspozitë vihet re prezenca e qilimave, e sixhadeve, të cilat kanë ruajtur gjurmët e traditës. Ato janë karakteristike në kombinimin shumëngjyrësh.