Reagime pas ndeshjes Napoli-elsi

Spektakli pati edhe të meta në “San Paolo”, por gjithsesi një ndeshje Championsi mbetet gjithnjë e shkëlqyer. Kjo u ndje edhe në fjalët e dy trajnerëve pas takimit që Napoli e fitoi 3-1 ndaj Çelsit, ndërsa drejtuesi i bluve, Andre Vijas Boas, ecën me moton që shpresa vdes e fundit.
“Së pari mendoj se është një rezultat negativ, por është një rezultat të cilin jemi të sigurt se mund ta përmbysim në shtëpi. Kjo, sepse ne krijuam shumë raste për gol në këtë ndeshje. Sërish diferenca mes dy skuadrave ishte efektiviteti para portës. Njëri ekip kishte 15 raste, tjetri 16, por Napoli u tregua me efikas. Ne duhet të krijojmë më shumë lidhje me katërshen mbrojtëse, duhet të rregulloj gabimet në këtë sektor. Synimi ynë është e ardhmja, por nuk duhet të harrojmë të tashmen”-deklaroi Boas
Macarri i Napolit është gati të prekë një copë tjetër historie, atë të çerekfinaleve ku të kaltërit italianë s’kanë qenë kurrë.
“Ishte një ndeshje e mirë, e luajtur shumë mirë nga të dyja skuadrat. Çelsi u tregua një skuadër e madhe, siç edhe e dinim. Ne luajtëm mirë, sidomos pas golit të pësuar aksidentalisht. Patëm shumë raste dhe mërzitem më shumë që nuk shënuam golin e katërt me anë të Maxhos. Forca jonë ka qenë gjithnjë që çdo ndeshje e kemi luajtur si vendimtare, pra synimi ynë mbetet fitorja”- u shpreh Macarri
Napoli është favorit për të kaluar turin sidomos për shkak të tronditjeve të brendshme të Çelsit, veçse në futboll s’mund të ketë siguri.