Oscar filmat me metrazh te shkurter

Në ceremoninë e organizuar, morën pjesë të gjithë regjisorët e këtyre filmave, të cilët shprehën opinionet e tyre rreth pjesmarrjes së tyre këtë vit në çmimet “Oscar”.
Këta filma janë me buxhete të vogla, nuk kanë angazhime të studiove të mëdha dhe as pjesmarrje të aktorëve më të njohur të momentit, por megjithatë kjo kategori ka dhuruar filma shumë të arrirë në vite.
Mes pjesmarrësve në ceremomi ishin regjizorët Hallvar Vitzo, Gigi Causey, Brad Bird etj. Të gjithë pjesmarrësit vlerësuan pjesmarrjen e tyre në 10 filmat më të mirë të përzgjedhur nga akademia për këtë vit. Disa nga filmat e kësaj kategorie janë “Tuba Atlantic”, “Time Freak”, “Raju” “Pentecost” etj.
Kjo ceremoni paraprin ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar që do të zhvillohet të dielën në datën 26 shkurt.