Qeveria, Braçe në 'News24': Strukturë e mirëfilltë punë në përputhje me angazhimet
TIRANE - Deputeti socialist Erion Braçe e cilëson strukturën e qeverisë së re si një strukturë të mirëfilltë pune, në përputhje me angazhimet programore, politike dhe elektorale të mazhorancës së re. Në një intervistë me gazetaren Ola Bruko në rubrikën “Opinion” në “News24”, Braçe hodhi poshtë akuzat e demokratëve për rritjen e shpenzimeve publike.
Përbërja e qeverisë se re, ministri që ndahen në dysh, të tjera që krijohen, kjo ishte struktura që ju vetë kishit pritur dhe si ju duket?
E gjithë struktura i përshtatet programit politik të qeverisë dhe është ndërtuar në funksion të angazhimeve programore që qeveria ka marrë. Mbështetur tek zhvillimi rural dhe ekonomik. Siç prioritare ka qenë dhe zhvillimi urban, infrastruktura, energjia dhe industria, në funksion të gjitha në punësimin e njerëzve dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Të gjithë ata që që nga momenti që zoti Rama e publikoi strukturën kanë sulmuar, duhet të kuptojnë njëherë e mirë që kjo është një strukturë e mirëfilltë pune. Kush e mendoi si përfaqësim të koalicionit apo partive me radhë e ka gabim. Unë e shoh si strukturë të mirëfilltë pune. Ministritë janë në përputhje me angazhimet programore, politike dhe elektorale që PS dhe gjithë koalicioni kanë deklaruar qartazi gjatë fushatës.
Përse në këtë strukturë pune nuk është menduar të punohet edhe për emigrantët?
Ministria e Punëve të Jashtme me çfarë merret dhe me çfarë duhet të merret? Brenda MPJ-së ka një shërbim të jashtëm, që nuk do të merret vetëm me pritje përcjellje apo angazhime në raport me vetë zyrtarët e qeverisë, por do të merret me një pjesë shumë vitale që janë emigrantët. Vetë ministria e Jashtme, ashtu siç është ndërtuar dhe që duhet të reformohet e ka një strukturë sot. Ajo strukturë duhet të fuzionet dhe tu shërbejë emigrantëve. Ministria e Punëve të Jashtme është e mjaftueshme në rast se reformohet për t’ju përgjigjur një më një emigrantëve.
Në rrjetet sociale kam vënë re një sërë reagimesh, pyetjesh për formimet e ministrive. Disa pyesin çlidhje ka zhvillimi urban me turizmin, apo arsimi me sportin?
Mund të ketë turizëm pa zhvillim urban? Turizëm të virgjër ,të egër nuk parapëlqen më njeri, janë shumë të rrallë. Por të gjithë ata që duan të bëjë turizëm, duan të kenë zhvillimin urban pjesë të tyre. Po ndërtimet pa leje janë pjesë e zhvillimit urban, kanalizimi, gjelbërimi i ambienteve, etj, janë të lidhur ngushtë më turizmin. Ministria e Arsimit, çlidhje ka me sportin? A ishte prioriteti ynë elektoral zhvillimi masiv i sportit, duke filluar nga nivelet e arsimit parashkollor, fillor, 9-vjeçar të mesmëm e deri tek i larti. A thamë që do ta masivizonim ne sportin. Ku mund ta bënim këtë më mirë. Shkenca është brenda arsimit dhe natyrisht që është pjesë shumë e rëndësishme e gjithë programit tonë politik.
Tani do të keni përballë një opozitë që do të drejtohet nga zoti Basha...
Një nga arsyet pse u emërua ky zotëria në krye të PD është që ai zotëria i vjetër të drejtojë PD në parlament.
(vijon)