Berisha: Qytetaret sot vendosin per fatin e tyre
Kryeministri Berisha i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, votoi ne oret e para te paradites se djeshme ne mjediset e Liceut Artistik "Jordan Misja" ne kryeqytet. Ne prononcim per mediat pas hedhjes se votes, kreu i qeverise, njekohesisht lideri i PD-se deklaroi se ne kete dite qytetaret vendosin fatin e tyre dhe te ardhmen. "Sot qytetaret vendosin fatin e tyre", deklaroi Berisha. Sipas tij, kjo dite shenon edhe te ardhmen e tyre ne Bashkimin Evropian. "Sot shqiptaret firmosin te ardhmen. Dhe e ardhmja e shqiptareve eshte BE", theksoi Berisha pa fshehur entuziazmin. Nga ana tjeter kryeministri Berisha gjeti rastin te falenderoj edhe vezhguesit e shumte nderkombetare te cilet kane ardhur ne Shqiperi per te monitoruar nga afer procesin zgjedhor ne vend. Ne menyre te vazhdueshme kreu i qeverise ka theksuar rendesine qe ka ky proces zgjedhor ne integrimin e metejshem te
vendit, duke bere thirrje njeheresh qe qytetaret te votojne te qete.
vendit, duke bere thirrje njeheresh qe qytetaret te votojne te qete.