Drejtuesit e larte, vote dhe mesazhe
Denis Dedej
Drejtuesit me te larte politike iu drejtuan diten e djeshme qendrave te votimit per te shprehur vullnetin e tyre si cdo qytetar i Shqiperise. Pas hedhjes se votes, zyrtaret e larte te shtetit dhane mesazhin e tyre per zgjedhjet e 28 qershorit, ku nuk munguan propagandat politike dhe ftesa per pjesemarrje per votim. I pari qe iu drejtuar qendres se votimit, ishte kryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, qe iu drejtuar kutise se votimit ne oren 9.00 ne qendren 1886, ne njesine bashkiake numer 7. "Une jua kam thene edhe me pare, qe eshte nje dite e mbare 28 qershori, shikoni si u cel edhe koha pas nje dite me shi. Ndaj le te kontribuojme te gjithe per mbaresine e kesaj dite. Eshte Koha per Veprim", deklaroi Meta. Ndersa kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, votoi dje rreth ores 09:50 minuta ne qendren e votimit nr. 1728, ne mjediset e Liceut Artistik "Jordan Misja", qe perfshihet ne njesine bashkiake nr. 2 te Tiranes. Kryeministri shqiptar Sali Berisha, u beri apel qytetareve te votojne individualisht. Duke pershendetur vezhguesit e huaj, kreu i PD-se tha se keto zgjedhje jane te lira e te ndershme. Presidenti Topi hodhi voten e tij ne shkollen "Servete Maci". Ajo qe dihet eshte se, kreu demokrat ka votuar ne te njejten qender me Gramoz Rucin dhe Erjon Bracen. Nderkaq kreu socialist Edi Rama ka votuar ne njesine bashkiake numer 7, konkretisht ne shkollen "Pjeter Budi", kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka votuar ne qytetin e Shkodres, konkretisht ne lagjen "Ndoc Mazi" ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja. Kreu i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, votoi ne njesine numer 5 ne shkollen "Edit Durham". Kreu i demokracise sociale, Paskal Milo, votoi ne njesine numer 5 prane shkolles "Deshmoret e Lirise". Erion Veliaj, kreu i G99 votoi ne njesine 2 ne shkollen "Fan Noli" ne kryeqytet. Ish-kryeministri Fatos Nano votoi ne shkollen "Dora D'Istria", ndersa ish-presidenti Alfred Moisiu ne "Shkollen e Mesme Ekonomike".
Meidani
Ish-presidenti Rexhep Meidani ka votuar ne njesine numer 9 ne shkollen "De Rada". Ai ka qene i shoqeruar nga bashkeshortja, nderkohe qe i eshte shmangur te gjitha deklaratave per mediat, duke ruajtur heshtjen zgjedhore.
Nano
Ish-kryeministri Fatos Nano ka votuar ne njesine numer 10, tek shkolla "Dora D'Istria". Dhe ish-kreu i socialisteve nuk ka munguar per te hedhur voten e tij ne keto zgjedhje te pergjithshme parlamentare.
Bregu
Ministrja e Integrimit, njeheresh zedhenese e fushates zgjedhore te PD, Majlinda Bregu, votoi ne njesine 3, ne shkollen "Kongresi i Lushnjes". Menjehere sapo ka dhene voten, ajo eshte kthyer ne seline e PD.
Nishani
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ka votuar ne njesine bashkiake numer 3, tek shkolla "Kongresi i Manastirit". Duke qene se ka pasur peshen kryesore ne keto zgjedhje per mbarevajtjen e tyre, ai eshte kthyer ne Ministri.