E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vota juaj, mundesi per te bere histori ne vend

Kreu socialist Edi Rama, ka votuar ne njesine bashkiake numer 7, konkretisht ne shkollen "Pjeter Budi". "Kjo eshte nje dite e bukur per familjen shqiptare, ashtu sikunder familja ime sot eshte e bashkuar, mes nesh qe jetojme ne Shqiperi, nenes time, djalit tim dhe tim vellai, gruas se tij, femijeve te tij, qe kane ardhur per te votuar", ka qene deklarata e Rames. Ai u ka bere thirrje te gjithe shqiptareve qe te votojne. "Vota eshte ne raste te caktuara mundesia per te bere histori dhe sot, secili mund te bej histori duke votuar", ka deklaruar ai. Ai ka bere thirrje qe te gjithe te votojne qetesisht dhe paqesisht. "Ne jemi sot ne syte e te gjithe botes qe na veshtron, jemi sot ne syte e te gjithe partnereve dhe miqve tane te pacmuar nderkombetare, qe sot kerkojne e meritojne nga ne nje shprehje te maturise dhe te vullnetit tone per t'u bere pjese integrale e atij BE, ku zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane parakushti i gjithckaje tjeter", tha Rama. Njeheresh ka bere apel per kryeministrin e vendit, qe te kontribuoje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›