Berisha: Rama-Kokëdhima sulm institucioneve, u kërcënua Presidenti
TIRANË-Kryeministri në largim Sali Berisha reagoi sot përmes rrjetit social, Facebook mbi deklaratat e bera nga Rama per Presidentin, Kryeprokurorin dhe Guvernatorin e BSH. Berisha theksoi se kreu i PS sot sulmoi institucionet kushtetuese, Presidentin dhe kërcënon me largime nga puna administratën.
Në citimin e nisur me një shprehje shkodrane ‘Tash po ju kalon vedi!’, Berisha thekson se sulmi vulgar i Ramës me Kokëdhimën nuk janë aspak çudi dhe të papritura.
Teksti i Berishës në Facebook
“Të dashur miq, dyshja Rama-Kokëdhima vazhdojnë furishëm revanshin e pandalshëm dhe kërcënimet vulgare ndaj institucioneve të vendit. Dje ata, me Twitter, hapen tenderin për fshesën e administratës. Sot në fjalën e tij, zoti Rama kërcënoi Presidentin me 84 votat e tij, pasi nuk arriti të konsolidojë projektin aventuror për shkarkimin antikushtetues te Presidentit dhe heqjen se paku të tij nga kryetar i KLD-së dhe vendosjen e këtij institucioni nën drejtimin e kryeministrit. Ai sulmoi dhe kërcënoi qeverinë sepse ai beson se ata kanë marrë një mandat për 4 vjet e tre muaj. Sulmoi dhe kërcënoi Prokurorinë sepse ëndërron rikthimin e tregtarëve të dosjeve dhe militanteve të PS që e kishin shndërruar atë në një repart fanatik të PS. I ngarkon detyra Guvernatorit duke harruar se Banka është e shtetit dhe jo e qeverisë. Programin ia ka besuar Beqes dhe Yllit, ndërsa për Koçon dhe vehten kanë zgjedhur sulmin, revanshin ndaj institucioneve kushtetuese dhe cdo gjëje jo socialiste. Asgjë të papritur as dhe për tu çuditur nga çifti Rama - Kokedhima. Shkodranët e kanë një shprehje: "tash po ju kalon vedi!"
RAMA SOT KRITIKA, NISHANIT, LLALLES DHE FULLANI
Kryesocialisti Rama zbardhi sot detaje nga takimet që gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Aridan Fullani duke premtuar se epoka e retorikës dhe e ‘luftës’ me këto institucione është mbyllur më 23 qershor.
Duke iu referuar kreut të shtetit, Rama theksoi se shpreson në bashkëpunimin e tij jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet, por si President që respekton Kushtetutën. “Gjatë ditëve të fundit mora takime në funksion të këtij 2 mujori tranzicioni me presidentin Bujar Nishani, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe Guvernatorin e Bankës Ardian Fullanin. I falënderoj për disponimin dhe frymën pozitive të bashkëpunimit, por nuk mund të mos bashkohem me shqetësimin e ngritjes në detyrë nga KLD të një sërë gjyqtarësh. I kam thënë Nishanit se fakti që vijmë nga dy kampe kundërshtare nuk është problem, por rëndësi në kulturën e një bashkëpunimi. Dua të shpresoj që dhe ai ta shohë kështu e të punojë me mua, bashkë me kryetarin e Kuvendit jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet por garant i Kushtetutës. Dua të shpresoj se presidenti do ta lexojë mirë votën e 1 milionë shqiptarëve që na dhanë 84 mandate. Ne do të respektojmë në frymë e në gërmë Kushtetutën në marrëdhëniet me gjyqësorin por nuk do të bëjmë sehir asnjë ditë duke parë si vritet e drejta në sallën e gjyqit”, u shpreh Rama.
Kryesocialisti sulmoi kreun Prokurorisë së Përgjithshme se nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin. “Ne nuk kemi votuar as për Presidentin e sotëm dhe as Prokurorin, por ne nuk jemi votuar për ta rifutur qeverinë e këtij vendi në llogoren e luftës politike ndaj një Kryeprokurori që nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Do qeverisim me papajtueshmëri të plotë me korrupsionin. Shpresojmë që Prokuroria të shënojë progres real në betejën e këtij vendi kundër krimit dhe korrupsionit” tha Rama.
“Qeveria e re belaja me e madhe të të korrupturave në sistemin e drejtesisë. Luftë ‘sy për sy’ dhe ‘dhemb për dhëmb’ me cdo kriminel, që ka gjetur vend për të bërë përshesh fare lidhjeve me ketë qeveri”, shtoi Rama.
Sa i takon Bankës së Shqipërisë, Rama i bëri thirrje Guvernatorit Fullani që të thotë të vërtetën mbi gjendjen e financave të vendit. “Me guvernatorin kemi diskutuar mbi gjendjen e financave të vendit. Kam kërkuar hartimin e një programi të vlerësimit të sistemit financiar së bashku me partnerët ndërkombëtar dhe FMN.Qeveria e re dhe vete publiku shqiptar duhet ë dinë të vërtetën e financave të vendit. Nuk mund të lejojmë përkeqësimi ne financave. Nga ana tjetër nuk duam të ushqejmë konflikt shterpë me opozitën e ardhshme”, theksoi Rama.
(d.b/BalkanWeb)