Itali, prangosen 50 trafikantë edhe me ndihmën e policisë shqiptare
ROMË- Policia italiane njoftoi sot arrestimin e 50 trafikantëve të drogës dhe konfiskimin e një sasie prej 240 kilogramë kokaine gjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare, portugeze dhe spanjolle.
Të arrestuarit akuzohen se i përkasin katër rrjeteve të trafikut të lidhura me trafikantin më të madh të kokainës në botë, Roberto Pannunzi, i cili u ekstradua të shtunën nga Kolumbia drejt Italisë.
"Këto rrjete, me qendër në Romë, ku u përqëndrua dhe operacioni, importonin kokainë dhe droga të tjera nga Amerika e Jugut", deklaroi policia gjatë një konference shtypi në Romë.
"Ata përdornin metoda të sofistikuara kontrabande, veçanërisht shndërrimin e kokainës në një lëng, të cilin e fshihnin në pajisje sportive", u shpreh Lorenzo Sabatino, oficeri i policisë që mbikëqyri operacionin.
Këto rrjete trafiku bashkëpunonin me mafain italiane, përkatësisht me mafian napoletane "Kamorra" dhe atë kalabreze "'Ndrangheta".
Njërit prej të arrestuarve, Franco Lasi, që mendohet se ishte drejtues i një rrjeti, ju konfiskua një shumë prej 100 000 eurosh e gjendur në banesën e tij.
Gjatë javëve të arrestimit, Franco Lasi kishte organizuar marrjen me varkë të ngarkesës prej 200 kilogramë kokaine që do të vinte nga Kolumbia, falë lidhjeve të tij me Pannunzin.
(d.b/BalkanWeb)