E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rama bllokoi statusin nga frika se do forconte qeverine ne zgjedhjet 2013

Mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi për të diskutuar lidhur me vendimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE, ku Shqipëria ngeli për të tretën herë në klasë për shkak të mos bashkëpunimit politik për votimin e tre ligjeve.
Kreu i qeverisë akuzoi kreun e opozitës Edi Rama se bllokoi statusin nga frika se do të forconte më shumë pozitën dhe qeverinë në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa theksoi se statusi do të evidentonte kontributin e të gjitha palëve dhe do forconte pozitat e shqiptarëve.

“Rama realizoi një qëllim ogurzi atë të mosmarrjes së statusit me qëllim se statusi do forconte më shumë pozitën e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme. Unë gjykoj se statusi do forconte pozitën e shqiptarëve në procesin e integrimit dhe evidentonte kontributin e të gjitha palëve në këtë proces”-vijoi ai, duke theksuar edhe njëherë se kushti i vetëm janë votimi i tre ligjeve në parlament dhe jo zgjedhjet e vitit 2013 sic pretendon Rama.

Në këtë kontekst kryeministri i bëri apel të gjithë ministrave dhe ministrive që të vijojnë punën për të realizuar standardet e tjera të kërkuara nga BE.

Nënshtetësia
Kryeministri Sali Berisha ka qetësuar fqinjët duke u shprehur se Shqipëria nuk ka asnjë ambicie territoriale dhe se shqiptarët nuk kanë asnjë fobi ndaj vendeve të tjera.
Lidhur me dhënien e nënshtetësisë, kryeministri u shpreh se ajo do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve elektorale, por nuk duhet të shfrytëzohet si një premtin elektoral. Sipas tij marrja e nënshtetësisë ndaj çdo shqiptari duhet të jetë me natyralizim, ndërsa për të huajt që duan nënshtetësi shqiptare, ata duhet të investojnë 200 mijë $ në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›