E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga 12 dhjetori cmimet e fruta-perimeve do publikohen ne gazeta

Qytetaret do te mesojne sa kushton nje kg domate edhe duke lexuar gazeten.

Duke filluar nga dita e merkure cmimet e frutave dhe perimeve do te publikohen ne disa prej te perditshmeve ne vend. Kjo eshte nje mase qe ndermerret nga Bashkia e Tiranes per te ndalur spekulimin ne prag te festave te fundvitit.

“Paralelisht po monitorohen 6 tregje në kryeqytet. Ndërkohë, çmimet mesatare të fruta-perimeve dhe të produkteve të shportës në 3 prej këtyre tregjeve, atij tek uzina “Dinamo”, tregu i Pazarit të Ri, tregu ushqimor në Qytetin e Nxënësve, duke nisur nga sot e në mënyrë të përditshme, do të bëhen transparente për mediat, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar mbi çmimet mesatare, në kohë reale"- u shpreh Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimi.

Nese cmimet reale nuk korrespondojne me ato te publikuara, Bashkia do te hape tregje te perkoheshme. 
"Ne jemi të vendosur, që ashtu si një vit më parë të marrim masa të menjëhershme, nëse këto çmime ndryshojnë në mënyrë abuzive, në zona apo tregje të caktuara, madje unë dua t’u kërkoj edhe qytetarëve të bashkëpunojnë, duke na dhënë informacion, në rast se vënë re abuzime me çmimet.
Në rast se do të konstatojmë ngritje abuzive të çmimeve, gjë të cilën për fat të mirë deri tani nuk e kemi konstatuar, kemi gati të gjithë logjistikën e nevojshme, për ngritjen e një apo dy tregjeve alternativë, në funksion të qytetarëve” – vijoi Ibrahimi.

Nderkohe task-forca e Bashkise se Tiranes vijon te monitoroje cmimet ne tregjet e kryeqytetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›