E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Rama dhe Veliaj fshehën me letra pronarët e vërtetë të incineratorëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për sekuestrimin e shoqërisë “Integrated Energy” dhe pasurive të tyre nga SPAK, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se fshehën me letra pronarët e vërtetë të incineratorëve.

Sipas Berishës, hetimi për incineratorët është dështimi i shekullit, pasi u ka kushtuar qytetarëve 40 milionë euro.

“Për PD-në, vonesa e kësaj sekuestroje përbën në vetvete një vepër të rëndë penale. Së pari, sepse vetëm pak muaj më parë kreu i SPAK deklaroi se nuk vendosim sekuestro se nuk dimë pronarët dhe ata do na hedhin në arbitrazh. Me këtë pohim ai pohoi se ekzekutivi po fsheh pronarët e kompanive për të vazhduar të qetë vjedhjen e miliona eurove.

Ata e bënë këtë fshehje, këtë vepër penale jo për të mbrojtur pasurimin e Zotos dhe Mërtirit, por për të mbrojtur pasurimin e tyre, sepse pronarët e vërtetë janë Rama dhe Veliaj dhe të tjerë. Erion Veliaj dhe Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë firmat në koncesionin e Tiranës dhe i kanë fshehur pronarët de jure kanë kryer vepër të rëndë penale dhe e kanë bërë këtë vetëm sepse ajo ishte pronë e tyre,” tha Berisha.

Ndërsa për sa i përket incineratorit të Tiranës, Berisha deklaroi se pronarë janë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, ndërsa thekson se pritej që prej inceneratorit të siguronin 680 milionë euro fitime.

“Djegësi i Tiranës, i cili ndonëse ka gllabëruar 110 milionë euro dhe që nuk ekziston sot as si gjurmë është de facto e mbi të gjitha vetëm e vetëm i Erion Velisë, Edi Ramës dhe zyrtarëve dhe jo kurrë i Mirel Mërtirit, Zotos as dhe i Arben Ahmetit

Ai është para se gjithash i Erion Velisë mbasi është ky hajdut që për djegësin e tij zëvendësoi praktikën e përcaktuar me studim serioz të trajtimit të mbetjeve në Tiranë me depozitim, seleksionim, riciklim me praktikën e djegies dhe koncesionit privat të djegësit të Tiranës. Askush tjetër përveç Erion Velisë nuk mund ta bënte këtë.

Është Veliaj ai që propozoi që në vend të praktikës se ndërtimit me tender të djegësit për trajtimin e mbetjeve të Tiranës të bëhej dhënia me koncesion tek privati, i cili në afatin 30-vjeçar do ju siguronte një fitim 680 milionë euro pronarëve të vet qeveritar”, theksoi Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›