E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha me strukturat e Beratit: Qeveria e korruptuar, kalon më shumë kohë në SPAK sesa në krye të detyrës

Kreu i zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar këtë të premte (4 gusht) me strukturat drejtuese të Qarkut Berat.

Basha thekson se do vijojnë punën për ringritjen e PD në lartësinë e duhur për t’u përballur me qeverinë, e cila sikurse shprehet ai, po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK se në krye të detyrës.

Drejtësia, shprehet Basha, duhet të vendosë para përgjegjësisë shkelësit flagrant të ligjit në dëm të interesit të qytetarëve.

“Abuzimi dhe shpërdorimi me pronat dhe taksat e shqiptarëve janë të kudondodhura, siç është rasti i ujësjellësave anembanë vendit, të cilët janë në prag falimenti sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni dhe ndërrmarje publike në të cilat punësohen militantë në shërbim të pushtetit. Kostot e këtij dështimi korruptiv i paguajnë qytetarët e që ky abuzim të marrë fund, drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj duke vendosur para përgjegjësisë ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe kanë dëmtuar interesat e qytetarëve”, tha Basha.

Kreu demokrat paralajmëron se PD do vijojë përballjen e pakompromis me korrupsionin dhe pastrimin e politikës përmes vettingut.

“Përballja pakompromis me korrupsionin, partneriteti i padiskutueshëm me aleatët strategjikë të Shqipërisë, pastrimi i politikës përmes vetting-ut, dhënia e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës, kufizimi i mandateve, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë janë busulla jonë në rrugëtimin e ri që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›