E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama do hetim pa fakte. PS Sheqim dore nga transparenca

UPDATE- Berisha Rama kerkoi hetim pa fakte. PS Sheqim dore nga transparenca
Opozita deklaroi sot se nuk do te heqe dore nga transparenca ndersa ka akuzuar kryeministri se ka harruar detyrat e tij. Ne nje reagim pas daljes se kryeministrit Berisha ku u prezantua Agjencia Shqiptare per Investime dhe Zhvillim AIDA deputetja e PS-se Olta Xhacka tha se Berisha lexoi detyrat e drejtorive te nje agjencie shteterore sepse ka harruar detyrat e tij.

Sipas saj kryeminsitri ka harruar 1 milion te papunet qe i ka lene pa shprese. Ka harruar 540 mije pensionistet qe i la pa nje qindarke per Vitin e Ri. Ka harruar universitetet e spitalet pa asnje kusht e standard sherbimi

Sali Berisha vazhdoi me tej Xhacka thote qe kutia i takon vitit te shkuar por ne fakt kutia e mbyllur eshte baza e pushtetit te tij te vjedhur.

Djegia e fleteve nuk e mbulon dot krimin elektoral qe heret a vone ne do ta bejme transparencen duke nxjerre para syve te popullit manipulimin e materialeve zgjedhore- tha ajo.

Me heret kryeministri Sali Berisha gjate prezantimit te Drejtoreshes Ekzekutive te Agjencise Shqiptare per Investime dhe Zhvillim AIDA akuzoi opoziten se ka punuar kunder liberalizimit te vizave dhe se po kerkon hetim te zgjedhjeve pa fakte.
Berisha tha se mazhoranca i ka ofruar shume opozites.



Nderkaq Eneida Guria eshte emeruar si Drejtoreshe Ekzekutive e AIDA-s projekt i themeluar vetem nje dite me pare.

Ne krye te bordit drejtues do te jete kryeministri Sali Berisha ndersa nenkryetar Ministri i Ekonomise Ilir Meta. AIDA synon te zbatoje dhe shnderroje ne realitet nje vizion me te qarte per zhvillimin ekonomik te vendit.

Nje dite me pare kryeministri Berisha e quajti lajmin me te mire per biznesmenet themelimin e AIDA-s si nje agjenci e investimeve dhe zhvillimit e ndertuar mbi bazen e nje modeli me te suksesshem qe eshte njohur ne Evrope dhe ne Bote.

Per Shqiperine zhvillimi i shpejte ekonomik eshte vendimtar ne ndertimet e se ardhmes dhe mendoj se ekonomia e ketij vendi kaloi me sukses te madh proven me te rende me te cilen u perball ekonomia boterore dhe ajo evropiane krizen e thelle financiare dhe ekonomike krize e cila u ndie sigurisht ne ekonomine shqiptare por kjo mbeti dhe ruajti rritjen me te madhe ne Europe -tha kryeministri



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›