Kukes akulli mbulon akset rrugore

Akset që paraqesin mjaft probleme për lëvizjen e mjeteve janë akset Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Krum-Bajram Curri, si dhe Tropojë-Qafë Mali.
Gjatë paradites këto rrugë rezultuan të pakalueshme për automjetet e vogla nga trashësia e dëborës por edhe e akullit.
Një problem tepër shqetësues për lëvizjen e automjeteve është krijuar edhe në autostradën Durrës-Kukës, në segmentin Kukës-Morinë.
Në këtë segment trashësia e akullit ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve, duke u favorizuar edhe nga mungesa e treguar për hedhjen e kripës nga mjetet e Drejtorisë së Rrugëve Kukës.
Ky segment, i cili shërben si arteria kryesore për lëvizjen e udhëtarëve kosovarë, të cilët pas pushimeve në vendlindje po kthehen drejt vendeve të Bashkimit Europian, paraqet mjaft rreziqe, sidomos në vendet e quajtura Bardhok, kthesa e Gjegjenit dhe kthesa e Perbregut, ku për shkak të pjerrtësisë dhe akullit lëvizja është e vështirë.