Berisha prezanton shefen e AIDA-s. Opozita punoi kunder vizave
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot Drejtoreshen Ekzekutive te Agjencise Shqiptare per Investime dhe Zhvillim AIDA ndersa akuzoi opoziten se ka punuar kunder liberalizimit te vizave.
Eneida Guria eshte emeruar si Drejtoreshe Ekzekutive e AIDA-s projekt i themeluar vetem nje dite me pare.
Nderkohe ne krye te bordit drejtues do te jete kryeministri Sali Berisha ndersa nenkryetar Ministri i Ekonomise Ilir Meta. AIDA synon te zbatoje dhe shnderroje ne realitet nje vizion me te qarte per zhvillimin ekonomik te vendit.
Nje dite me pare kryeministri Berisha e quajti lajmin me te mire per biznesmenet themelimin e AIDA-s si nje agjenci e investimeve dhe zhvillimit e ndertuar mbi bazen e nje modeli me te suksesshem qe eshte njohur ne Evrope dhe ne Bote.
Per Shqiperine zhvillimi i shpejte ekonomik eshte vendimtar ne ndertimet e se ardhmes dhe mendoj se ekonomia e ketij vendi kaloi me sukses te madh proven me te rende me te cilen u perball ekonomia boterore dhe ajo evropiane krizen e thelle financiare dhe ekonomike krize e cila u ndie sigurisht ne ekonomine shqiptare por kjo mbeti dhe ruajti rritjen me te madhe ne Europe -tha kryeministri
Kryeministri Berisha perseriti edhe njehere akuzat ndaj opozites per veprime kunder procesit te liberalizimit te vizave ndersa theksoi se opozita nuk deshi ngritjen e Komisionit Hetimor. Ai tha se mazhoranca i ka ofruar shume opozites.