E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama do humbe zgjedhjet

SHKODER - Lideri i mazhorances qe nga kryeqendra e veriut nuk ka munguar te shigjetoje kundershtarin e tij politik, Rama. Teksa ka prere shirita inaugurimi shkollash, kanalesh ujitjeje, Berisha nuk ka munguar te shprehet se kreu socialist s'ka shanse per te fituar ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Kryeministri gjate nje vizite ne zonen e Shkodres, ne kuader te turit te tij "Shqiperia po Ndryshon", deklaroi se kreu i Partise Socialiste, Edi Rama e ka te sigurt humbjen ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, shqiptaret do te dine te votojne per qeverine, qe i ktheu ne realitet premtimet e saj. "Kryetari i PS eshte ne ethe te tmerrshme dhe dua t'i them se nuk ka gje qe t'ia ule temperaturen atij. Kjo sepse eshte i sigurt se do t'i humbase zgjedhjet. Ne do te vazhdojme me realizimin e premtimeve tona, me asfaltimin e rrugeve, me Ujesjellesit. Dhe kur te vijne zgjedhjet, do te votojme si njerez te lire", deklaroi Berisha ne fjalen e tij, duke shtuar se qeveria e drejtuar prej tij i ka mbajtur te gjitha premtimet e saj. Kreu i ekzekutivit, gjate vizites se tij ne Shkoder, fillimisht mori pjese ne inaugurimin e kolektorit kryesor te sistemit te vaditjes dhe kanalizimeve dytesore ne Bushat, investim me vlere 2, 6 milion dollare. Berisha u shpreh se inaugurimi i 90 kilometrave kanale paresore dhe dytesore, te cilat mundesojne ujitjen e 5400 ha toke, do te fuqizojne me tej potencialet e medha te komunes Bushat. Ai siguroi fermeret e Bushatit dhe te gjithe Shqiperise se per qeverine shqiptare perparesi themelore mbetet zhvillimi i qendrueshem dhe i integruar i fshatit shqiptar. Berisha premtoi se ne tre vitet e ardhshme do te investohet dy here me shume. "Ne tre vjet kemi investuar per zhvillimin e qendrueshem te bujqesise 104 miliard leke, ose mbi 1,2 miliard dollare. Por, nese ne keto tre vjet ne investuam 1,2 miliard dollare, ju jap fjalen e nderit se ne tre vitet qe vijne do te investohen 2,4 miliard dollare", theksoi Berisha ne fjalen e tij, perpara banoreve te zones. Duke vijuar viziten ne rrethin e Shkodres, kryeministri Berisha mori pjese ne inaugurimin e rruges Beltoj- Mali Hebaj-Berdice e Madhe, me gjatesi 3,5 kilometra dhe vlere 32 milion leke, si dhe rikonstruksionin e Kanalit Ujites ne fshatin Beltoj-Berdice, me gjatesi 3,4 kilometra dhe vlere 34 milione leke, investime te buxhetit te shtetit. Berisha inauguroi dhe fillimin e punimeve te rruges ne fshatin Trush, investim i buxhetit te shtetit me vlere 9 milione leke dhe shkollen 9-vjecare te ketij fshati, investim me vlere 56 milione leke. Ne te cilen eshte shprehur se jo vetem femijet, por dhe prinderit dhe gjysherit do te lodrojne ne internet

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›