E Diel, 1 Nëntor 2026

"Qeveria dhe opozita, vendosmeri per NATO-n"

TIRANE - Vendimi i senatit amerikan per ratifikimin e protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO u pershendet dje edhe nga ambasada amerikane ne vend. Ne nje deklarate per mediat, perfaqesuesit e kesaj ambasade theksojne se ratifikimi shenoi nje cast historik ne marredheniet ShBA.-Shqiperi. "Senati i ShBA. votoi miratimin per Protokollet e Hyrjes ne NATO te Shqiperise dhe Kroacise te Traktatit te Uashingtonit. Si nje prej vendeve te para qe votuan per kete dokument te rendesishem, Shtetet e Bashkuara presin me kenaqesi te mirepresin Shqiperine si nje partnere te plote ne NATO", theksohet ne deklaraten per shtyp. Sipas zyres diplomatike te SHBA-se ne Shqiperi, ky akt i Senatit ka domethenie te jashtezakonshme sepse ai perfaqeson nje vote besimi ne nje prej partnereve me te palekundur te Amerikes. "Ky akt perfaqeson edhe nje njohje te sinqerte te vendosmerise se qeverise, opozites dhe, mbi te gjitha, popullit shqiptar, per te arritur kete objektiv te rendesishem", theksohet ne deklarate. Po keshtu sipas perfaqesuesve te diplomacise amerikane, kombi shqiptar ndermori nje program madhor reformash per ta permbushur kete synim. Megjithate, shume reforma mbeten per t'u perfunduar dhe filluar. "Ne, populli amerikan, presim me kenaqesi te punojme me shqiptaret per te perfunduar, sic e ka thene Presidenti Linkoln, "nje detyre te filluar kaq fisnikerisht." Perkushtimi amerikan ndaj Shqiperise, demonstruar aq qarte ne voten e djeshme, mbetet i forte dhe shikon nga e ardhmja", thuhet ne njoftim.

Perkushtimi

Ne deklaraten e ambasades amerikane per ratifikimin e Protokollit te anetaresimit te Shqiperise per ne NATO theksohet se mbeshtetja amerikane dhe perkushtimi ndaj Shqiperise do te vazhdoj te mbetet i palekundur. Po keshtu theksohet se SHBA pret me kenaqesi edhe anetaresimin e plote te Shqiperise ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›