E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Miku Bush na mbeshteti

TIRANE - Me nota te forta entuziaste ka pershendetur kreu i qeverise shqiptare aktin madhor te ratifikimit nga ana e Senatit te SHBA te Protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Veriut. Kryeministri Berisha me ane te nje konference per shtyp e konsideroi vendimin e senatit amerikan, si nje ngjarje historike per Shqiperine dhe shqiptaret, ne procesin e integrimit te tyre ne NATO. Ne menyre te vecante kreu i qeverise pershendeti presidentin amerikan, Xhorxh Bush, i cili sipas tij ka qene i vendosur per te ardhmen e Shqiperise drejt NATO-s. "Votimi i djeshem ne Senatin e SHBA eshte nje ngjarje e jashtezakonshme per Shqiperine dhe per kombin tone. Kjo sepse anetaresimi ne NATO eshte i nje rendesie te jashtezakonshme dhe se presidenti Bush, mikut te shqiptareve, qeveria e tij, senati i SHBA, me mbeshtetjen e tyre te fuqishme, bene qe Protokolli i Anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise te votohet dhe ratifikohet nga vendi i tyre", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara mediave. Duke e cilesuar votim ne kohe rekord. Kreu i qeverise shqiptare gjate fjales se tij, uroi gjithashtu qe Shqiperia brenda vitit te ardhshem, te jete edhe anetare me te drejta te plota ne aleancen me te fuqishme politiko-ushtarake ne bote. "Samiti i ardhshem i Aleances, pranvera e ardhshme, te jete pranvera e anetaresimit te plote te Shqiperise ne NATO", deklaroi kryeministri Berisha duke shpresuar ne ratifikim te plote te Protokollit deri ne ate moment. F.M

Inkurajimi

Kryeministri Berisha u shpreh dje optimist ne lidhje me ecurine e procesit te ratifikimit te Protokollit te anetaresimit te Shqiperise per anetaresim te plote. Sipas Berishes, pritet qe ratifikimi nga SHBA te jete inkurajues edhe per vendet e tjera te NATO-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›