E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama do të pësojë një disfatë historike në zgjedhjet e 2013-s

Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm gjatë paradites së sotme në inagurimin e rrugës Gjinaj-Elbasan. Gjatë fjalimit të tij, Berisha është ndaluar tek opozita dhe veçanërisht tek kreu i opozitës, Edi Rama, duke thënë se ai do të pësojë një disfatë historike në zgjedhjet e 2013-s.

Rama po shkon drejt një disfate historike në zgjedhjet e 2013-s. Rama në fakt është i famshëm për dështimet. Ai është bllokuesi i çdo reforme në këtë vend. Rama dëmton interesat e çdo shqiptari. Ne flasim me vepra, opozita me bllokim, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha ka përmendur shkarazi edhe paktin e ofruar nga opozita, duke thënë se është i gatshëm për konsensus, për ato pika që janë dakord ndërkombëtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›